Lidhje

Dënohet diplomati iranian që organizoi sulmin e dështuar kundër grupit opozitar


Një gjykatë belge dënoi një diplomat iranian për organizimin e një sulmi të dështuar me bombë kundër një grupi opozitar iranian me qendër në Francë në vitin 2018.

Gjykata dënoi të enjten Assadollah Assadin me 20 vjet burg.

Prokurorët belg thanë se Assadi, me bazë në Vjenë dhe disa persona të tjerë planifikuan të vinin një bombë në një tubim të grupit Rezistenca e Këshillit Kombëtar të Iranit me seli në Paris.

Gjykata dënoi të enjten edhe tre persona të tjerë me burg nga 15 deri në 18 vjet.

Assadi, i cili u arrestua gjatë një udhëtimi në Gjermani, refuzoi të dëshmojë në gjyqin e tij vitin e kaluar, duke pretenduar se kishte imunitet diplomatik.

Është hera e parë që një vend i Bashkimit Evropian gjykon një çështje terrorizmi, që përfshin një zyrtar iranian, që nga koha e revolucionit iranian në vitin 1979.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG