Lidhje

SHBA mbeten prapa në garën për të zbuluar mutacionet e rrezikshme të koronavirusit


Wilbert Swaringer, a 71-year-old pastor who volunteers as a life coach for homeless people in downtown Los Angeles's Skid Row, talks to registered nurse Julie Hurtado before getting his COVID-19 vaccine in the courtyard of the Midnight Mission in…
Wilbert Swaringer, a 71-year-old pastor who volunteers as a life coach for homeless people in downtown Los Angeles's Skid Row, talks to registered nurse Julie Hurtado before getting his COVID-19 vaccine in the courtyard of the Midnight Mission in…

NJU JORK - Pavarësisht sistemit mjekësor të klasit botëror mjekësor dhe Qendrave të saj të shquara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, (CDC) Shtetet e Bashkuara mbeten prapa në garën për të zbuluar mutacionet e rrezikshme të koronavirusit. Dhe vetëm tani kanë filluar të arrijnë nivelin e duhur.

Problemi nuk ka qenë mungesa e teknologjisë apo e ekspertizës. Përkundrazi, thonë shkencëtarët, kjo ka ardhur si pasojë e një mungese drejtimi dhe koordinimi kombëtar, si dhe një mungese fondesh dhe furnizimesh për laboratorët e mbingarkuar, që përpiqen të bëjnë njëkohësisht testime diagnostikuese dhe kërkime pët ndryshimet gjenetike.

“Ne kemi trurin. Kemi mjetet. Kemi instrumentet”, tha Ilhem Messaoudi, drejtor i një qendre kërkimore për viruset në Universitetin Irvine të Kalifornisë. "Është thjesht çështje e mbështetjes së kësaj përpjekjeje."

Viruset pësojnë vazhdimisht ndryshime. Për t’i paraprirë kërcënimit, shkencëtarët analizojnë mostrat, duke parë nga afër mutacionet që mund ta bëjnë koronavirusin më infektues ose më vdekjeprurës.

Por një testim i tillë ka qenë sporadik.

Më pak se 1% e ekzemplarëve pozitivë në SH.B.A. analizohen për të përcaktuar nëse ato kanë mutacione të rrezikshme. Vendet e tjera bëjnë punë më të mirë - Britania analizon rreth 10% të ekzemplarëve - që do të thotë se mund të njoh më shpejt kërcënimet që po vijnë. Kjo u jep atyre mundësi më të mëdha për të ngadalësuar ose ndaluar problemin, qoftë përmes

gjurmimit më të shënjestruar të kontaktit, modifikimeve të mundshme të vaksinës ose paralajmërimeve publike.

Zyrtarët e CDC-së thonë se variantet e reja nuk kanë nxitur rritje në rastet e përgjithshme të Sh.B.A. Por ekspertët shqetësohen se nuk është e qartë se çfarë po ndodh me variantet dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të ishte treguar më agresive në lidhje me sekuencat më parë gjatë pandemisë që tani ka vrarë mbi 450,000 amerikanë.

"Nëse do të kishim prova se virusi po ndryshonte," thotë biologu Dan Jones, "ndoshta njerëzit do të kishin vepruar ndryshe".

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar më shumë se 500 raste të një varianti të identifikuar së pari në Britani dhe presin që ai të bëhet shkaku i shumicës së infeksioneve të reja në vend brenda pak javësh. Një tjetër variant shqetësues i shfaqur në Brazil dhe një i tretë i zbuluar në Afrikën e Jugut u diktuan javën e kaluar në SHBA dhe gjithashtu pritet të përhapen.

Varianti britanik është më ngjitës dhe besohet të jetë më vdekjeprurës se origjinali, ndërsa ai i Afrikës së Jugut mund t’i bëjë vaksinat disi më pak të efektshme. Frika më e madhe është se mund të shfaqet një variant rezistent ndaj vaksinave dhe trajtimeve ekzistuese.

Variante potencialisht shqetësuese mund të formohen edhe brenda SH.B.A. "Ky virus është duke ndryshuar dhe nuk i intereson nëse është në Ajdëho apo Afrikën e Jugut", thotë zoti Messaoudi. Por përmasat e vërteta të problemit në Sh.B.A nuk janë të qarta për shkak të nivelit relativisht të ulët të studimit të sekuencave të virusit.

Pas një fillimi të ngadaltë, laboratorët e shëndetit publik në të paktën 33 shtete amerikane tani po bëjnë analiza gjenetike për të

identifikuar variantet e shfaqura të koronavirusit. Shtete të tjera kanë krijuar partneritet me universitete ose laboratorë privatë për të bërë një gjë të tillë.

CDC-ja beson se çdo javë duhet të analizohen minimumi 5,000 deri në 10,000 mostra për të monitoruar në mënyrë të efektshme variantet, thotë Gregory Armstrong, i cili mbikëqyr punën e avancuar të zbulimit molekular të agjencisë. Ai pohon se vetëm tani vendi po e arrin atë nivel.

Presidenti Joe Biden, po propozon një paketë lehtësimi prej 1.9 trilionë dollarësh për COVID-19 që bën thirrje për rritjen e shpenzimeve federale për studimin e sekuencave të virusit, megjithëse shuma nuk është detajuar dhe specifikat e tjera ende nuk janë përpunuar

XS
SM
MD
LG