Lidhje

Tirana dhe Shkupi diskutojnë për integrim në Bashkimin Europian


Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Të dy ministrat pohuan në konferencën e shtypit se bashkëpunimi dypalësh duhet të zgjerohet më tej në diplomaci, në shkëmbime ekonomike dhe në kulturë.

Ata deklaruan se pas solidaritetit në përballimin e pandemisë COVID-19, Tirana dhe Shkupi janë përpara një hapi të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.

Ministrat pohuan se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi punuan shumë për të plotësuar kushtet dhe pjesa dërrmuese e popullsisë besojnë tek perspektiva europiane, me të cilën është lidhur qëndrueshmëria, siguria dhe zhvillimi i rajonit.

Ministri Osmani i paraqiti ministres Xhaçka nisëm e re për bashkëpunim trepalësh Tiranë – Shkup – Sofje, e quajtur “Iniciativa 8”.

Kjo parashikon projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin rajonet e Ballkanit nga deti Adriatik deri në Detin e Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG