Lidhje

Mali i Zi, gjykata rrëzon dënimet për 2 rusë të akuzuar për përfshirje në puçin e dështuar


Montenegro
Montenegro

Një gjykatë malazeze të premten rrëzoi dënimet ndaj dy rusëve dhe 11 personave të tjerë që akuzoheshin për pjesëmarrje në një përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë pro-perëndimore në vitin 2016 dhe urdhëroi hapjen e një procesi të ri gjyqësor ndaj tyre.

Gjykata e Apelit tha se vendimi i vitit 2019 ishte i shoqëruar me shkelje të ligjit penal dhe se një gjykim i ri duhet të mbahej para një paneli tjetër gjyqtarësh.

Vendimi vjen disa javë pasi qeveria e re që kërkon lidhje më të ngushta me aleatët sllavë, Serbinë dhe Rusinë, mori detyrën nga administrata e mëparshme pro-perëndimore e shtetit të vogël të Ballkanit.

Në mesin e të dënuarve për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit ishin dy politikanë të lartë të koalicionit tani në pushtet. Në vendimim e mëparshëm të gjykatës thuhej se grupi i organizuar nga ish-operativët e inteligjencës ushtarake ruse donte të rrëzonte qeverinë për të parandaluar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Administrata e mëparshme malazeze e udhëhoqi vendin drejt pavarësisë nga Serbia më 2006 dhe sfidoi aleatin historik Moskën më 2017, duke u anëtarësuar në NATO.

Të dy shtetasit rusë u gjykuan dhe u dënuan në mungesë në Malin e Zi, njëri me 15 dhe tjetri me 12 vjet burg. Pjesa tjetër e të dyshuarve morën dënime më të vogla.

Rusia e ka mohuar përfshirjen në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit në Mal të Zi më 2016.

Nuk është e qartë se kur mund të fillojë procesi i ri gjyqësor. Qeveria aktuale e Malit të Zi mori detyrën pasi fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet parlamentare në gusht të vitit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG