Lidhje

Koronavirusi - Çekia rishpall gjendjen e jashtëzakonshme


Qeveria çeke ka shpallur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme për dy javët e ardhshme, me synimin për të trajtuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, si një nga vendet e goditura më rëndë në Bashkimin Evropian.

Vendimi sfidon dhomën e ulët të parlamentit, e cila ka refuzuar kërkesën e qeverisë së pakicës për të zgjatur mjetin e fuqishëm që i jep kabintetit kompetenca shtesë për të vendosur dhe mbajtur në vend kufizime për koronavirusin dhe për të kufizuar të drejtat e popullsisë për të punuar dhe udhëtuar.

Disa analistë të drejtësisë dhe politikanë thonë se vendimi i qeverisë shkel kushtetutën e vendit, akuzë e cila mohohet nga qeveria, që thotë se këshilltarët ligjorë e mbështesin një veprim të tillë. Çekia po lufton një mutacion shumë ngjitës i cili u zbulua fillimisht në Britani. Republika çeke ka shpërthimin më të rëndë në Evropë pas Portugalisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG