Lidhje

Sfidat e drejtueses së re të Organizatës Botërore të Tregtisë 


Ngozi Okonjo-Iweala shugabar WTO
Ngozi Okonjo-Iweala shugabar WTO

Drejtuesja e re e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) thotë se në këto kohëra sfiduese nuk mund të punohet më si zakonisht. Ajo thotë se "nevojiten reforma të thella dhe të gjera" brenda Organizatës Botërore të Tregtisë.

E sapoemëruar, Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, thotë se ndërsa ndjehet e përulur dhe krenare për rolin e saj historik, është e rëndësishme që OBT-ja të japë rezultate.

Sfidat e drejtueses së re të Organizatës Botërore të Tregtisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

“Jam duke u përqëndruar tek dhënia e rezultateve. Dua të sigurohem që njerëzit ta kujtojnë kontinentin tim se nxori udhëheqësen e parë të OBT-së që solli ndryshimin", thotë zonja Okonjo-Iweala.

Dhe kjo nuk është hera e parë që 66-vjeçarja bën histori. Ajo ishte gruaja e parë që shërbeu si ministre e financave për disa vjet dhe gjithashtu ministrja e parë femër në Nigeri.

Ajo gjithashtu punoi për 25 vjet në Bankën Botërore para se të kthehej në vendin e saj në 2003. Në Twitter vërshoi mbështetja për emërimin e saj nga zyrtarët e bankës.

Zonja Okonjo-Iweala thotë se tregtia ka të bëjë me njerëz dhe me fuqizimin e atyre që janë lënë në disavantazh, si p.sh. gratë dhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Bashkëatdhetarja nigeriane Nkoyo Toyo, ish-anëtare e parlamentit dhe ish-ambasadore në Etiopi dhe në Bashkimin Afrikan, ka punuar me zonjën Okonjo-Iweala dhe thotë se ajo gjithnjë sjell ndryshimin.

"Ajo është një novatore e shkëlqyer. Për Ngozin, ka të bëjë me atë çfarë mundet të bëjë ndryshe dhe çfarë ndryshimi mundet të sjellë në situata shumë të vështira", thotë zonja Toyo.

Ajo thotë se do të ketë një perspektivë të re për çështje si bisedimet për tregtinë ndërkombëtare, mes konfliktit të vazhdueshëm SHBA-Kinë.

((SKYPE, Nkoyo Toyo, ish-ligjvënëse nigeriane))

"Unë mendoj se pozicioni unik në të cilin ndodhet Ngozi është se po përpiqet të bëjë pyetjen ‘po në lidhje me pjesën tjetër të botës' dhe kjo i jep asaj hapësirën e duhur", thotë zonja Toyo.

Asaj do t'i duhet të trajtojë me shpejtësi ndikimin shkatërrues të pandemisë së koronavirusit. Ajo thotë se OBT-ja mund të bëjë shumë më tepër.

"Përparësia kryesore për mua do të ishte të sigurohesha se kemi arritur në disa zgjidhje: se si OBT-ja mund të ndihmojë që vaksinat, ilaçet dhe diagnostikimet të bëhen të arritshme në mënyrë të barabartë dhe të përballueshme për të gjitha vendet, veçanërisht për vendet e varfëra, sepse tani për tani na mungon qasja e barabartë", thotë zonja Okonjo-Iweala.

Emërimi, i cili hyn në fuqi më 1 mars, u bë pasi Presidenti amerikan Joe Biden mbështeti kandidaturën e saj që ishte bllokuar nga ish-Presidenti Donald Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG