Lidhje

Trump dhe e ardhmja e tij në politikën amerikane


U.S. President Donald Trump waves as he arrives at Palm Beach International Airport in West Palm Beach, Florida, Jan. 20, 2021.

Ish Presidenti Donald Trump është larguar nga detyra, por jo nga politika. Ai mbetet popullor në mesin e republikanëve dhe po përballet tani me disa udhëheqës të lartë në një betejë për kontrollin e Partisë Republikane.

Trump dhe e ardhmja e tij në politikën amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Hoteli Trump Plaza dhe Kazino u shemb të mërkurën - mbetjet e fundit të një destinacioni argëtues dikur dominues në Atlantic City.

Por ish-presidenti nuk po heq dorë nga politika. Të martën, ai sulmoi udhëheqësin e pakicës në Senat Mitch McConnell, republikan i shquar që e fajësoi atë për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar.

“Presidenti Trump është praktikisht dhe moralisht përgjegjës për provokimin e ngjarjeve”, tha zoti McConnell.

Në një deklaratë, ish-Presidenti Trump tha se senatorët republikanë që mbështesin McConnell-in nuk do të fitojnë më. Ai kërcënoi të mbështesë në zgjedhje sfiduesit e krahut të djathtë kundër kandidatëve të partisë.

"Qëllimi kryesor ishte që të sigurohemi se 75 milionë njerëzit që votuan për Presidentin Trump e dinë se Presidenti do të jetë akoma aktiv dhe i angazhuar në politikën amerikane, se ai do të vazhdojë të mbështesë kandidatë që përqafojnë axhendën e tij Amerika e Para", tha Jason Miller, këshilltar i zotit Trump.

Shtatë senatorë republikanë që votuan për fajësimin e tij në gjyqin e Senatit përballen me kritika, madje edhe qortim nga partia, duke nënvizuar refuzimin e republikanëve të bazës për t'u shkëputur nga Trumpi.

“Partia Republikane është partia e Trumpit. Dhe për fat të keq, ka konservatorë të moderuar parimorë, njerëz të qendrës së djathtë, së cilës ndoshta i takoj edhe unë politikisht dhe që ndihen si të pastrehë tani“, thotë Olivia Troye, drejtore e Projektit për Përgjegjshmërinë Republikane.

Roli i Trumpit në trazirat e Kapitolit ka të ngjarë të mbetet në fokus ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve kërkon të krijojë një komision të pavarur, të ngjashëm me komisionin që analizoi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Ish kryetari i komisionit të 11 shtatorit, Thomas Kean, po bën thirrje për një komision dypartiak për sulmin e 6 janarit.

“Ky nuk është një komision për të kapur në faj Presidentin Trump. Ky është një komision fakt-mbledhës”, tha ligjvënësi Kean.

Një sondazh i fundit tregon se 75% e republikanëve thonë se do të dëshironin që ish-presidenti të luante një rol të rëndësishëm brenda partisë.

"Ju duam. Do të kthehemi përsëri në një lloj mënyre”, tha ish presidenti Trump.

Por hetimet kriminale mbi rolin e Trump-it në trazirat e Kapitolit dhe ndërhyrjet në zgjedhje, si dhe sfidat ligjore mbi dyshimet për mashtrim taksash dhe siguracionesh, mund të përcaktojnë gjithashtu rolin e ardhshëm të ish presidentit në politikë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG