Lidhje

Mjeshtria e rrallë e klonimit të diamantëve


Mjeshtria e rrallë e klonimit të diamantëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Klonimi i diamanteve konsiderohet si aktivitet për të kaluar kohën, si krijimtari artistike apo si mjeshtëri e rrallë. Artisti nga Nju Jorku John Hatleberg krijon riprodhime të diamantëve të famshëm, por një kopje e Diamantit Blu të Kurorës së Fancës mund të quhet kryevepra e tij.

Ndër punimet e artistit John Hatleberg është Diamanti Blu i Okavangos, që është ekspozuar në Lagjen e Diamanteve të Nju Jorkut.

Por një prej punimeve më të dashura për artistin, do të ekspozohet në një nga komplekset muzeale të Institutit Smithsonian në Uashington. Ky është një riprodhim i Diamantit Blu të Kurorës së Francës.

Artisti thotë se diamanti kishte këtë pamje deri në mes të shekullit të 19-të, para se të zhdukej dhe të rishfaqej si Diamanti i Shpresës.

“Ky diamant është një ndër prerjet e pakta konceptuale që kam parë në jetë. Vërtetë është mahnitës. Luigji i 14, i njohur si Mbreti Diell, kishte zgjedhur ngjyrat blu dhe të artë. Ai e zgjodhi diamantin blu për të përfaqësuar fuqinë e tij,” thotë artisti.

Ky diamant ka një histori pesë shekullore. Në shekullin e 17-të, një gur gjigant, diamant i paprerë 115 karatësh u soll nga India në Francë. Guri u pre për Luigjin e 14 dhe u pagëzua si Diamanti Blu i Kurorës së Francës. Që nga ajo kohë, diamanti është prerë disa herë për t’iu përshtatur shijeve të pronarëve të rinj.

Do të duheshin vite të tëra për të rikrijuar këtë gur të çmuar, por punonjësit e Muzeut të Luvrit në Paris zbuluan dy kallëpë hekuri të diamantit, të bërë me porosi të vetë Luigjit të 14.

“Shkëlqen shumë, kur e përshkon drita. Në pjesën e pasme kanë krijuar diellin në shtatë shtresa. E veshën me ar. Kur e përshkonte drita, dielli merrte reflekset e arit. Pra, Luigji i 14, Mbreti Diell, kishte një diamant blu ku rrezantonte një diell i artë,” thotë zoti Hatleberg.

Artisti thotë se nuk ishte e lehtë ta priste në formën origjinale, por edhe më e vështirë ishte rikrijimi i ngjyrës. Një kompani në Minesota e ndihmoi duke shfrytëzuar një teknikë me përdorimin e nano-pjesëzave.

“Nëse përdor një fletë të hollë ari dhe e ngre kundër dritës së diellit, drita që përçohet rezulton jo në ngjyrë të artë, por në ngjyrë blu. Nanodotët, grimcat e vogla të arit, depozitohen në pjesën e pasme të këtyre kopjeve,” thotë artisti.

Zoti Hatleberg e përdori këtë teknologji së pari në 2010 për të riprodhuar Diamantin e Shpresës për Institucionin Smithsonian. Pas rihapjes së muzeumeve të Smithsonian kur të mbarojë pandemia, në ekspozim do të jetë një version më i hershëm i Diamantit të Shpresës, apo siç njihej në atë kohë: Diamanti Blu i Kurorës së Francës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG