Lidhje

BE sanksione ndaj katër zyrtarëve rusë


E

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të vendosin sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë si përgjigje ndaj burgosjes së kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni. Lajmi u bë i ditur nga dy diplomatë të BE-së.

Gjatë takimit nuk u diskutua mbi asnjë emër, por diplomatët thanë se në shënjestër të sanksioneve do të jenë kreu i Komitetit Hetimor rus, i cili merret me hetime për krime të rënda, drejtori i burgjeve, drejtori i Gardës Kombëtare ruse dhe prokurori i përgjithshëm, të cilët pritet të ndëshkohen me ndalim udhëtimi dhe ngrirje pasurish.

BE sanksione ndaj katër zyrtarëve rusë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Pavarësisht thirrjes drejtuar BE-së nga ndihmësit më të afërt të zotit Navalni për të vendosur sanksione ndaj anëtarëve të elitës së biznesit rus me lidhje të afërta me Presidentin Putin, qeveritë e BE-së kanë argumentuar në favor të shënjestrimit të zyrtarëve të lartë, pasi sipas tyre sanksione të tilla mund t'i rezistojnë më mirë sfidave ligjore.

"Ne e kemi bërë të qartë që prej arrestimit të udhëheqësit rus të opozitës Aleksei Navalnit se nuk jemi të gatshëm të pranojmë këtë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe kemi vendosur sanksione”, tha para takimit ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Po sot Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën të përgatisin një seri sanksionesh kundër përgjegjësve për grushtin ushtarak të shtetit që ndodhi më 1 shkurt në Mianmar.

Në një deklaratë të tyre thuhej se "Bashkimi Evropian bën thirrje për dhënien fund të krizës aktuale përmes heqjes së menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, rivendosjes së qeverisë civile legjitime si dhe fillimit të veprimtarisë së parlamentit të sapo zgjedhur".

"Ne në fakt nuk mund të vazhdojmë ta ndjekim situatën duarkryq. Kjo është arsyeja pse ne do të përdorim të gjitha kanalet diplomatike që janë ende në dispozicion për të punuar drejt një uljes se tensioneve në Mianmar, por në të njëjtën kohë do të përgatitemi që mund të mos kemi sukses dhe si një mundësi të fundit të rezervojë të drejtën për të përdorur sanksione kundër regjimit ushtarak në Mianmarit", tha përpara takimin ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Ministrat e Jashtëm vendosën gjithashtu sanksione ndaj 19 zyrtarëve nga Venezuela të cilët i akuzojnë për “minim të demokracisë’, duke e çuar në 55 totalin e zyrtarëve nën shënjestër të saksioneve. Më vonë gjatë ditës së sotme takimit pritet t’i bashkohet virtualisht edhe Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken për të diskutuar shtypjen që autoritetet ruse po i bëjnë protestave të mbështetësve të zotit Navalni, grushtin e shtetit në Mianmar, marrëveshjen bërthamore me Iranin si dhe situatën në Hong Kong.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG