Lidhje

60 vjetori i Korpusit të Paqes


Peace Corps Volunteers Face Uncertain Future asfter Coronavirus Evacuation

60 vjet më parë, më 1 mars të vitit 1961 Presidenti John F. Kennedy nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të krijuar Korpusin e Paqes - një organizatë vullnetare ndërkombëtare për të promovuar paqen dhe miqësinë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo sjell më shumë hollësi nga përvoja që sjell njëkohësisht vështirësi sfida dhe kënaqësi e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në Korpusin e Paqes.

60 vjetori i Korpusit të Paqes
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:53 0:00

Ideja lindi gjashtë dekada më parë. Ish Presidenti John F. Kennedy parashtroi programin dhe perspektivën e të rinjve amerikanë jo vetëm për të shërbyer krah për krah me qytetarët e vendeve të tjera, por edhe për të mësuar prej tyre.

"E veçanta është se për anëtarin e Korpusit të Paqes nuk ka pagë. Ata do të shkojnë jashtë vendit dhe do të jetojnë me të njëjtin standard si njerëzit e vendeve të tjera. Do të kalojnë aty dy deri në tre vjet duke i kushtuar një pjesë të jetës së tyre paqes dhe forcimit të lidhjeve mes njerëzve në të gjithë globin", tha presidenti John F. Kennedy.

Për disa kjo ishte një ide e guximshme në atë kohë, por pas 60 viteve,qëllimi është realizuar thotë Alan Price, drejtor i muzeut dhe bibliotekës presidenciale John F. Kennedy.

"Ka qenë një ide fantastike, falë punës së palodhur të vullnetarëve dhe punës së madhe të vendeve pritëse. Mendoj se qëllimi si një strategji afatgjatë për të promovuar paqen dhe miqësinë ka qenë kryesisht i suksesshëm”.

Në 60 vitet e fundit, rreth 241,000 vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në më shumë se 140 vende në të gjithë botën, thotë Drejtorja e Përkohshme e Korpusit të Paqes Carol Spahn, e cili vë në dukje gjithashtu larminë e moshave të pjesëmarrësve në program.

"Moshat e vullnetarëve të Korpusit të Paqes variojnë nga 20 në 85 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë në të 20-at, por kur shërbeja si drejtore e programit në Malavi, kishim një nga vullnetaret më të vjetra në atë kohë. Ajo ishte 82 vjeç dhe plot energji. Ishte e mrekullueshme”, thotë zonja Spahn për Zërin e Amerikës.

Zonja Spahn ishte 26 vjeç kur vendosi të shërbente në Korpusin e Paqes në Rumani. Ishte tre vjet pas rënies së komunizmit. Disa njerëz ishin mosbesues, thotë ajo, por ishte një përvojë që i ndryshoi jetën.

“Shumë vullnetarë, kur hyjnë në Korpusin e Paqes kanë një pikëpamje të caktuar për botën apo një lloj besimi se pse gjërat janë ashtu siç janë. Por ndërsa punon dhe jeton me njerëz që janë ndryshe nga ty, fillon të bësh pyetje dhe mëson për atë që ka ndodhur aty, përse gjërat funksionojnë ndryshe dhe përse njerëzit kanë vlera të ndryshme si rrjedhojë e asaj që kanë përjetuar”, thotë zonja Spahn.

Dwayne Matthews ka shërbyer me Korpusin e Paqes në Malavi nga vitet 2013 në 2015. Tani ai punon për Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe po ndjek një program pasuniversitar në Universitetin Howard të Uashingtonit. Ai është nga qyteti Little Rock në Arkansa, dhe nuk kishte udhëtuar kurrë më parë jashtë vendit.

“Kur mbërrita në Malavi, ishte një tronditje e madhe kulturore. Java e parë ishte e tmerrshme, por kur më duhej të largohesha nga Korpusi i Paqes, u përlota. Ishte zgjedhja më e mirë që kisha bërë në jetën time deri në atë moment”, thotë Dwazne Matthews.

Ndërsa ishte atje, ai shërbeu si këshilltar i shëndetësisë në komunitet, dhe punoi në shumë projekte. Një nga më të rëndësishmit për të ishte sigurimi i një granti gati 7,000 dollarësh për të ndihmuar në ndërtimin e një qendre rinore, projekt për të cilin kontribuoi gjithashtu edhe komuniteti, thotë ai.

“Komuniteti dhuroi 30% të shumës që na duhej, dhuroi tokën, një pjesë krahut të punës, dhe disa materiale ndërtimi. Në fakt na mbetën fonde për shkak të kontributit të komunitetit. E dinim që ky projekt do të ishte i qëndrueshëm sepse ishte komuniteti që e donte atë”, thotë zoti Matthews për Zërin e Amerikës.

Chris Destiche shërbeu në Guatemalë nga viti 2018-2020. Ai tani është një rekrutues për Korpusin e Paqes.

“Jetova në një komunitet të vogël Majan. Ka rreth 2,000 njerëz në atë komunitet dhe unë jetova me një familje indigjene majane prej tre brezash, e cila ishte vërtet e mrekullueshme. Shumë kaotike, por shumë e dashur”, thotë zoti Destiche për Zërin e Amerikës.

Ndërsa ishte atje, ai bashkëpunoi me Ministrinë e Bujqësisë së Guatemalës për një program të zgjerimit rural.

“Punova me ta për të dhënë trajnime për të rritur kapacitetin e fermerëve ruralë të komunitetit majan. Qëllimi ishte të rrisnin kapacitetin e tyre për të rritur bimë ushqimore dhe në këtë mënyrë të ulnim pasigurinë e ushqimit, kequshqyerjen dhe urinë", thotë zoti Destiche.

Vullnetarët thonë se morën mësime dhe aftësi që nuk do të kishin mundur t’i mësonin po të mos kishin shërbyer në Korpusin e Paqes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG