Lidhje

Donald Trump rikonfirmon rolin si figurë qendrore e Partisë Republikane


Former U.S. President Donald Trump speaks at the Conservative Political Action Conference in Orlando, Florida, Feb. 28, 2021.
Former U.S. President Donald Trump speaks at the Conservative Political Action Conference in Orlando, Florida, Feb. 28, 2021.

Ish-Presidenti Donald Trump sulmoi politikat e Presidentit Joe Biden dhe rikonfirmoi rolin e tij si figura qendrore e Partisë Republikane në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Florida të dielën. Ishte fjalimi i tij i parë i madh pas largimit nga detyra. Ai la të kuptohet por nuk konfirmoi se do të kandidojë përsëri në 2024.

Në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC), në Florida të dielën, nuk kishte dyshim se kë shikonin si idhull të pranishmit.

Donald Trump rikonfirmon rolin si figurë qendrore e Partisë Republikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

"Unë jam këtu për të mbështetur Presidentin Trump plotësisisht. Ai është presidenti më i mirë që kam parë", tha Henrietta Amy, përkrahëse e ish-presidentit.

Aktiviteti vjetor, zakonisht një platformë për të nxjerrë në pah idetë konservatore, këtë vit ishte përqendruar tek Donald Trump. Duke braktisur traditën që ish-presidentë qëndrojnë jashtë politikës, zoti Trump sulmoi pasardhësin e tij, Presidentin Joe Biden.

"Joe Biden ka pasur muajin e parë më katastrofik të çdo presidenti në historinë moderne. Administrata e tij ka provuar se është kundër punësimit, familjes, kundër kontrollit në kufij, energjisë, grave dhe kundër shkencës. "

Presidenti Biden shkoi të dielën në kishë me familjen në qytetin e tij të lindjes në Delaware. Shtëpia e Bardhë nuk i kushtoi rëndësi fjalimit të zotit Trump.

"Nuk do të shpenzojmë shumë kohë që të merremi me Presidentin Trump - ish-Presidentin Trump", tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump la të kuptohet por nuk e konfirmoi se ai do të kandidojë përsëri në vitin 2024. Ai e bëri të qartë se ai synon të ruajë kontrollin mbi partinë, megjithëse u kritikua nga disa republikanë për rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit. Mijëra përkrahës të tij sulmuan Kapitolin, ndërsa ligjvënësit konfirmonin fitoren e zotit Biden.

“Njerëzit po thoshin se ai (Trump) do të krijojë një parti të re. Ne kemi Partinë Republikane. Ajo do të bashkohet dhe do të jetë më e fortë se kurrë më parë. Unë nuk do të krijoj arti të re", tha ai.

Zoti Trump përsëriti kërcënimet ndaj ligjvënësve republikanë që ai i konsideroi jo aq besnikë, përfshirë ata që votuan për ta akuzuar atë.

Ai nuk përmendi trazirat e Kapitolit dhe përsëriti pohimin e rremë se ai fitoi zgjedhjet. Kjo do të thellojë përçarjet brenda partisë dhe do t'i largojë të moderuarit, tha drejtoresha e Projektit Republikan për Llogaridhënie, Olivia Troye.

"Republikanët po kërkojnë të gjejnë kandidatë që përfaqësojnë përpjekjen për të punuar për të mirën e Amerikës. Të bëjnë atë që duhet për vendin, të punojnë me demokratët, të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, në kontrast me këtë përçarjeje toksike dhe urrejtje që ekziston tani”, thotë ajo.

Konferenca, që zakonisht mbahet në Uashington, ishte këtë vit në Florida, një shtet me kufizime më të lehta për COVID-in. Shumë të pranishëm nuk respektuan protokollet shëndetësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG