Lidhje

Fëmijët migrantë dhe sfidat e qeverisë amerikane për bashkimin e familjeve


Asylum-seekers receive food as they wait for news of policy changes at the border, in Tijuana, Mexico, Feb. 19, 2021.
Asylum-seekers receive food as they wait for news of policy changes at the border, in Tijuana, Mexico, Feb. 19, 2021.

Sipas një njoftimi të Departamenti amerikan të Shëndetësisë, qeveria e SHBA po shikon mundësinë për të strehuar në një bazë ushtarake të Virxhinias fëmijët migrantë të pashoqëruar nga prindërit, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm numri i migrantëve që mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.

Një zëdhënës i Pentagonit konfirmoi për agjencinë Reuters se në shqyrtim është baza Fort Lee, rreth 48 km në jug të qytetit Riçmond.

Numri i fëmijëve migrantë që mbërrijnë në kufirin jugperëndimor është rritur muajt e fundit, duke shtuar trysninë ndaj objekteve rë administruara nga departamenti, që strehojnë fëmijët përpara se ata të bashkohen me prindërit ose persona të tjerë në Shtetet e Bashkuara.

Në njoftim, Departamenti tha se i duhet urgjentisht të gjejë më shumë hapësirë strehimi për të miturit e pashoqëruar.

Departamenti tha gjithashtu se i duhet që "në mënyrë agresive" të gjejë zgjidhje për numrin në rritje të fëmijëve që hyjnë në vend mes pandemisë COVID-19.

Numri i migrantëve të kapur duke kaluar kufirin dhe që po lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara është rritur javët e fundit, tani që Presidenti demokrat Joe Biden është zotuar të prapësojë shumë nga politikat e vijës së ashpër të ish-Presidentit republikan Donald Trump.

Zyrtarët amerikanë po nguten të gjejnë strehë dhe të shpejtojnë bashkimin me prindërit për një numër në rritje të fëmijëve të pashoqëruar që mbërrijnë në kufi, pasi zoti Biden i ka përjashtuar ata nga politika e Presidentit Trump të njohur si Neni 42. Kjo politikë, e miratuar me arsyetimin e rrezikut të infektimit nga COVID-19, lejonte autoritetet amerikane të dëbonin me shpejtësi migrantët e kapur në kufi.

Sipas ligjit amerikan, fëmijët nën moshën 18 vjeç të kapur duke kaluar kufirin pa një prind ose kujdestar ligjor, cilësohen "të pashoqëruar" dhe duhet të transferohen nga objektet e Patrullës Kufitare për në objektet e Departamentit të Shëndetësisë brenda 72 orëve.

Ligji parashikon procedura të veçanta për fëmijët nga Meksika dhe Kanadaja, duke lejuar që ata të nxirren më lehtë nga vendi.

Shumica e fëmijëve që vijnë në SHBA pa prindër ose kujdestarë ligjorë janë nga Meksika dhe nga Amerika Qendrore.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bazat ushtarake për të strehuar fëmijë të pashoqëruar edhe më parë, kur ka patur rritje të tyre. Një rast ka qenë në vitin 2014 në kohën e ish-Presidentit Barack Obama, kur pati një shtim të ndjeshëm të të miturve të pashoqëruar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG