Lidhje

Maqedonia e Veriut merr ngarkesën e parë me vaksina ruse


Maqedonia e Veriut mori të dielën ngarkesën e parë të vaksinave ruse “Sputnik V” ndërsa shënon një muaj nga fillimi i vaksinimeve. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Dërgesa e parë me 3,000 vaksina nga 200,000 që janë porositur gjithsej, mbërriti në vendin ballkanik pas miratimit nga autoritetet për përdorim në raste emergjente të vaksinës ruse që lufton COVID-19, “Sputnik V”.

"Të 3,000 mijë vaksinat do të përdoren si doza të para, për të vaksinuar të moshuar me sëmundje kronike dhe ata që jetojnë në shtëpitë e pleqve", shkruante ministri Filipçe në faqen e tij në Facebook.

Maqedonia e Veriut filloi vaksinimin e punonjësve të saj shëndetësorë në qendrat COVID-19-s muajin e kaluar pasi mori nga Serbia si dhuratë prej 4,680 dozash të vaksinës “Pfizer/BioNTech”.

Vendi ka porositur 200,000 doza të vaksinës kineze “Sinopharm” por dozat e para nuk kanë mbërritur ende.

Sipas programit “COVAX” të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aleanca e vaksinave “GAVI”, Maqedonia e Veriut ka porositur 800,000 doza të vaksinave të ndryshme dhe 800,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizer/BioNTech-ut, por dërgesat janë vonuar.

Që nga fillimi i pandemisë vendi ballkanik prej 2 milionë banorësh raporton gjithsej 107.163 raste me koronavirusit nga të cilat 9,239 raste aktive si dhe 3.195 vdekje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG