Lidhje

Kompania “Facebook” u bën thirrje partive shqiptare të jenë transparente me reklamat


Flamuri shqiptar

Kompania “Facebook” njoftoi të hënën se partitë politike shqiptare duhet të jenë transparente për mënyrën se si ato financojnë reklamat e tyre politike në këtë rrjet social, përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit prill.

Në një deklaratë nga kompania “Facebook” thuhet se duke filluar nga dita e enjte “të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të identifikojnë burimin duke theksuar se janë “Të paguara nga…"” .

Në 25 prill, në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata elektorale pritet të jetë masivisht në mediat sociale, përfshirë Facebook-un.

Autoritetet shëndetësore kanë marrë masa të rrepta sa i përket pandemisë: ndalim qarkullimi gjatë natës, përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe nuk janë të lejuara grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Që nga qershori i vitit 2019, kompania “Facebook” ka ndryshuar politikat e transparencës së reklamave, duke iu mundësuar reklamuesve që të bëhen të autorizuar kur krijojnë reklama politike, të vendosin pohime "Të paguara nga…" në reklamat e tyre dhe të fusin reklamat e tyre në bibliotekën e reklamave për shtatë vjet.

Zgjedhjet post-komuniste në Shqipëri gjithmonë janë kontestuar fort dhe shpesh janë dëmtuar nga parregullsi gjatë fushatës dhe ditën e votimit, duke përfshirë pretendime të blerjes së votës dhe manipulime gjatë numërimit të votave.

Një raport i mirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë mbi zgjedhjet e 25 prillit do të jetë kusht kryesor që Shqipëria të fillojë negociatat e plota për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar, blloku dha dritën jeshile, por ende nuk ka caktuar datën për fillimin e bisedimeve.

XS
SM
MD
LG