Lidhje

Vaksina Pfizer-BioNTec mund të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin e virusit


A picture taken shows on March 2, 2021, shows an empty phial of the Pfizer-BioNtech Covid-19 vaccine at a vaccination center in Garlan, western France. (Photo by Fred TANNEAU / AFP)
A picture taken shows on March 2, 2021, shows an empty phial of the Pfizer-BioNtech Covid-19 vaccine at a vaccination center in Garlan, western France. (Photo by Fred TANNEAU / AFP)

Kompania amerikane farmaceutike “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “BioNTech” bënë të ditur të mërkurën se sipas të dhënave në terren që vijnë nga Izraeli, vaksina e tyre kundër COVID-19-s është 94% efektive në parandalimin e infeksioneve asimptomatike, pra mund të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin e virusit.

Kompanitë thanë gjithashtu se nga një analizë e fundit e të dhënave që ofrojnë autoritetet izraelite, del se vaksina ishte 97% efektive në parandalimin e rasteve simptomatike të sëmundjes, rasteve të rënda që çojnë në vdekje. Në parim, të dhënat përputhen me efikasitetin prej 95% të raportuar në dhjetor nga Pfizer-BioNTech, sipas të rezultateve të provave klinike të fazës së fundit.

Të dhënat në terren tregojnë gjithashtu se vaksina është efektive edhe ndaj një varianti tejet ngjitës të COVID-19-s të zbuluar për herë të parë në Britani.

Izraeli kryeson në nivel botëror për sa i takon vaksinimit të popullatës, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për të ndarë të dhëna me Pfizer-BioNTech-un. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri të mërkurën, rreth 55% nga 9 milionë banorë që ka vendi kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer/BioNTech-ut, dhe 43% kanë marrë të dyja dozat.

Nga analiza e të dhënave, personat e pavaksinuar kishin 44 herë më shumë gjasa të zhvillonin sëmundje me simptoma dhe 29 herë më shumë të ngjarë të vdisnin nga COVID-19 sesa ata që ishin vaksinuar.

Të dhënat e mbledhura mes 17 janarit dhe 6 marsit, nuk janë shqyrtuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.

Sipas gjetjeve të mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit vaksina e Pfizer/ BioNTech-ut zvogëlon infeksionet, përfshirë rastet asimptomatike, me 89.4% dhe rastet simptomatike me 93.7%. Këto sipas të dhënave të mbledhura mes 17 janarit dhe 6 shkurtit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG