Lidhje

Shqipëri: Covid-19 shkakton edhe 15 vdekje


Virusi Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe të infketojë qindra pacientë të rinj përditë. Autoritetet shëndetësore njoftuan për 15 vdekje dhe 446 infektime të reja nga ky virus. Në spitalet Covid në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Qytetet më të infektuara janë Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora, por dhjetëra raste të reja infektimesh zbulohen në të gjithë territorin e vendit nga Mirdita në Gjirokastër, nga Lezha në Kavajë, nga Tropja, Hasi e Puka e deri në Korçë, Vlorë, Berat e Libohovë. Po ashtu edhe pacientët që kanë humbur jetën në moshat 40-85 vjeçare, janë nga gjithë territori; nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri e Tepelena, deri në Vlorë, Pogradec e Kavajë. Prej më shumë se një viti në Shqipëri 2 mijë e 92 vetë kanë humbur jetën nga Covid-19, dhe afro 119 mijë persona janë infektuar, nga të cilët mbi 34 mijë janë ende aktivë dhe pjesa tjetër konsiderohen të shëruar. Mbi 33 mijë e 369 vaksinime janë kryer deri tani për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 3 mijë 338 vaksinime antiCovid.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG