Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Kabulin për të "dëgjuar dhe mësuar"


Afgan President Ashraf Ghani, center, meets with U.S. Defense Secretary Lloyd Austin, center left, and their delegations, at the presidential palace in Kabul, Afghanistan, March 21, 2021.
Afgan President Ashraf Ghani, center, meets with U.S. Defense Secretary Lloyd Austin, center left, and their delegations, at the presidential palace in Kabul, Afghanistan, March 21, 2021.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri të dielën vizitën e tij të parë në Afganistan që kur mori postin e kreut të Pentagonit, ndërsa Uashingtoni po merr në shqyrtim vendimin nëse duhet të respektojë një afat të 1 majit për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane nga vendi sipas një marrëveshjeje që u nënshkrua vitin e kaluar me Talibanët.


Sekretari Austin mbajti një takim me Presidentin Ashraf Ghani pasi mbërriti në kryeqytetin Kabul, nga një udhëtim në Indi. Një njoftim i Pentagonit citon zotin Austin të ketë thënë se ai vizitoi Afganistanin për të "dëgjuar dhe mësuar" dhe se donte të kuptonte cilat ishin shqetësimet e presidentit afgan.

Një deklaratë të presidencës afgane thuhet se zoti Ghani dhe sekretari Austin "shprehën shqetësim mbi nivelin e lartë të dhunës" dhe theksuan nevojën për të gjetur një paqe "të drejtë dhe të qëndrueshme" në Afganistan.

Sekretari Austin gjithashtu u takua me udhëheqësit amerikanë dhe të koalicionit në Kabul për të kuptuar më mirë situatën dhe për të parë rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme në vendin e Azisë Jugore të trazuar prej kohësh.

Duke folur para gazetarëve që udhëtonin me të, sekretari Austin nuk pranoi të komentonte nëse talebanët i kanë përmbushur kushtet e nevojshme sipas marrëveshjes që u nënshkrua në Doha, kryeqytetin e Katarit, në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë javën e kaluar me kanalin ABC, Presidenti Joe Biden e përshkroi si "të vështirë" për të realizuar afatin e majit për përfundimin e luftës afgane, e cila ka qenë më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden nuk përjashtoi një zgjatje të misionit ushtarak amerikan, por tha se ai mision nuk do të zgjaste shumë ".

Ekipi i sigurisë kombëtare i presidentit Biden po shqyrton paktin e shkurtit të vitit 2020 me talebanët që administrata e atëhershme e Presidentit Donald Trump nënshkroi në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës.

Përpara vizitës së sekretarit Austin në rajon, njoftimet e mediave amerikane bënë të ditur se Presidenti Biden ka vendosur të mbajë trupat amerikane në vend deri në nëntor, sepse Talibanët nuk po përmbushnin deri në fund kushtet e marrëveshjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG