Lidhje

Sekretari për Sigurinë Kombëtare: Kufiri është i sigurtë


Homeland Security Secretary Alejandro Mayorkas speaks during a press briefing at the White House, Monday, March 1, 2021, in Washington. (AP Photo/Andrew Harnik)

UASHINGTON – Sekretari për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Alejandro Mayorkas, tha të dielën se kufiri jugperëndimor me Meksikën është "i sigurt" dhe "i mbyllur", edhe pse mijëra migrantë nga Amerika Qendrore po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara me ritmin më të lartë që është pare në 20 vitet e fundit.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara po mbajnë 15,000 fëmijë migrantë të pashoqëruar në kufi, por zoti Mayorkas tha se Shtetet e Bashkuara janë të detyruara sipas ligjeve të vendit të kujdesen për ta, në vend që t'i dëbojë në vendet e tyre, siç ishte politika nën ish-Presidentin Donald Trump.

Zoti Mayorkas tha se ishte "thjesht e gabuar" të thuhet se fëmijët "u trajtuan në mënyrë njerëzore " nën administratën e Trumpit.

"Administrata e mëparshme shpërbëri procesin e kërkesave për azil", tha ai në emisionin "Fox News Sunday". "Ne po inkurajojmë familjet të mos i dërgojnë fëmijët e tyre" në kufi. Por nëse fëmijët kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara, zoti Mayorkas tha se ata do të jenë nën kujdesin e autoriteteve për disa ditë, do të dërgohen tek të afërmit e tyre që jetojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara ose do të vendosen pranë njerëzve të gatshëm për t’u kujdesur për ta.

"Kemi të bëjmë me fëmijë të vetmuar" tha ai. “Ne mund të përpunojmë dokumentacionin e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të rregullt. Do ja dalim me sukses”, tha ai.

Të rriturit dhe familjet që mbërrijnë në kufi po dërgohen përsëri në Meksikë sipas politikave aktuale të imigracionit në SHBA.

Kur Presidenti Joe Biden mori detyrën dy muaj më parë, ai ndaloi ndërtimin e murit kufitar që ish-Presidenti Trump mbështeti dhe përqafoi ato që zoti Biden tha se do të ishin politika më njerëzore të imigracionit. Ndërsa ai ka nxitur njerëzit në Honduras, Guatemala dhe El Salvador të qëndrojnë në vendet e tyre, ndryshimet e politikës së tij ndaj imigracionit kanë bërë që mijëra njerëz të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në veri përmes Meksikës në përpjekje për të hyrë në SHBA.

Fluksi më i madh i migrantëve filloi prillin e kaluar, nëntë muaj para se ish- Presidenti Trump të linte detyrën, por është rritur dukshëm nën administratën Biden.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 74,000 njerëz u ndaluan në kufi në dhjetor, muaji i fundit i plotë i Trumpit në detyrë. Por numri u rrit në 100,000 në shkurt, muaji i parë i plotë i zotit Biden si president. Gjatë dy muajve të fundit, numri i fëmijëve të pashoqëruar që arritën në Shtetet e Bashkuara u rrit nga rreth 5,000 në më shumë se 9,400.

Kriza e migracionit po bëhet një problem i mprehtë politik për Presidentin Biden. Një kritik i administratës, Senatori Tom Cotton nga shteti Arkansas, kandidat i mundshëm presidencial republikan në vitin 2024, i tha kanalit Fox News se, "Ishte administrata Biden ajo që i dha fund politikës të administrates Trump për" të mbajtur imigrantët në Meksikë".

"Kufiri është plotësisht i hapur", tha Senatori Cotton, duke kundërshtuar pretendimin e sekretarit Mayorkas se kufiri është i sigurt. Ai tha se presidenti Biden ka "çmontuar politikat shumë efektive që kishte vendosur administrata Trump".

Javën e kaluar, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy kryesoi një grup ligjvënësish republikanë që shkuan në kufi për të dënuar politikat e zotit Biden.

"Kjo krizë është krijuar nga politikat e kësaj administrate të re," tha zoti McCarthy. "Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta quajtur atë përveçse një krizë kufitare të administratës Biden."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG