Lidhje

Blinken: Kemi nevojë për aleanca më shumë se kurrë


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi sot rëndësinë e angazhimit të administratës së Presidentit Biden për të rindërtuar dhe ringjallur aleancat e Shteteve të Bashkuara. Zoti Blinken i bëri këto komente gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, duke dëshmuar hapur një shkëputje nga katër vite të politikës së jashtme nën ish-Presidentin Donald Trump që u përqëndrua tek dhënia e përparësi interesave amerikane.

Blinken: Kemi nevojë për aleanca më shumë se kurrë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:14 0:00

Kërcënimet e reja po tejkalojnë përpjekjet tona për të ndërtuar aftësitë që na duhen për t'u mbrojtur kundër tyre. Megjithatë, asgjë nga këto nuk ndryshon faktin se kemi nevojë për aleanca, dhe ndoshta edhe më shumë se kurrë. Sfida me të cilën përballemi është që t'i përshtasim e t’i rinovojmë ato aleanca, në mënyrë që ato t’u përgjigjen kërcënimeve të sotme dhe të vazhdojnë të japin rezultate për njerëzit tanë, siç kanë bërë në të kaluarën”.

Zoti Blinken tha se Aleanca sot përballet me tre rreziqe kryesore: kërcënime ushtarake nga vendet e tjera, kërcënimet jo ushtarake, si taktikat teknologjike, ekonomike dhe informuese që kërcënojnë sigurinë e vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tyre, si dhe me krizat globale siç janë ndryshimet klimatike dhe pandemia e COVID-19.

Ambiciet ushtarake të Pekinit po rriten nga viti në vit dhe së bashku me realitetet e teknologjisë moderne, këto sfida nuk janë më të largëta. Ne gjithashtu e shohim këtë në aftësitë dhe strategjitë e reja ushtarake që Rusia ka zhvilluar për të sfiduar aleancat tona dhe për të minuar rendin botëror të bazuar në rregulla që garantojnë sigurinë tonë kolektive”.

Në takimin e tyre dy ditor Ministrat e jashtëm të NATO-s diskutuan rreth kërcënimeve e sfidave që paraqet ndaj aleancës Rusia.

"Dua të tregoj se sa e rëndësishme është që ju jeni së bashku me ne sot sepse të gjithë përballemi me të njëjtën sfidë, Rusinë dhe as NATO, ose Bashkimi Evropian nuk ka të gjitha mjetet për t'iu përgjigjur. Por së bashku ne plotësojmë njëri-tjetrin", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

I pyetur nga gazetarët përpara takimit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politiken e Jashtme Josep Borrell, foli gjithashtu rreth rreziqeve që paraqet Rusia.

"Rusia po largohet nga vlerat evropiane, po bëhet gjithnjë e më shumë një vend autoritar. Rasti Navalny, sulmet kibernetike, dezinformatat, mospërmbushja e marrëveshjes së Minskut mbi Ukrainën. Bashkimi Evropian duhet të veprojë përpara dhe ne e kemi bërë. Në ato ditë ne kemi ndërmarrë sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë për këto çështje. Dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë në kuadrin e 5 parimeve udhëzuese për të përcaktuar një unitet të evropianëve dhe partnerëve tanë të NATO-s", tha ai.

Ministrat e jashtëm u zotuan se NATO do të vazhdojë të përshtatet përballë kërcënimeve në rritje dhe konkurrencës sistemike të Rusisë duke nënvizuar se veprimet agresive të saj përbëjnë një kërcënim për sigurinë Euro-Atlantike.

Axhenda e së mërkurës e zotit Blinken përfshiu gjithashtu një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Çavusoglu, një takim me ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe takim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden ka në plan të diskutojë rreth forcimit të marrëdhënieve SHBA-BE gjatë një vidioekonference me udhëheqësit e Bashkimit Evropian të enjten.

Qëndrimi i zotit Biden është në kontrast të dukshëm me atë të ish-Presidentit Donald Trump, i cili sulmonte shpesh vendet e tjera të NATO-s për mos përmbushjen e qëllimit të aleancës për të shpenzuar secili, 2% të Prodhimit të Bredshëm Kombëtar për mbrojtjen.

"Gjëja e fundit që mund të lejojmë të bëjmë është mos e vlerësojmë këtë aleancë", tha zoti Blinken të martën, i cili është një nga bashkëpunëtorët e vjetër dhe të besuar të Presidentit Biden.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian i mirëpriti komentet pozitive të zotit Blinken rreth NATO-s, një aleancë e themeluar në 1949 për të ndalur kërcënimin ushtarak të ish-Bashkimit Sovjetik. Një nga temat kryesore për diskutim gjatë dy ditëve takimeve në Bruksel është misioni i NATO-s në Afganistan, ndërsa afrohet afati i 1 majit për tërheqjen e plotë të të gjithë trupave amerikane, sipas një marrëveshje paqeje të arritur vitin e kaluar mes grupit Taliban të Afganistanit dhe administratës Trump.

Zoti Blinken tha se çështja po shqyrtohet dhe se pjesë e punës së tij në Bruksel janë bisedimet me aleatët e NATO-s, si për të dëgjuar, ashtu edhe për të ndarë mendimet e SHBA-së rreth kësaj çështjeje. Ai tha se çfarëdo që do të vendosin Shtetet e Bashkuara, veprimet e tyre do të merren në konsultimin me vendet e tjera anëtare, që kanë qenë pjesë e misionit ushtarak.

"Ne kemi hyrë së bashku, jemi përshtatur së bashku dhe kur të jetë koha e duhur, do të largohemi së bashku", tha zoti Blinken.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i mirëpret përpjekjet për paqe, duke theksuar se ajo është "rruga e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme politike në Afganistan".

Por shefi i NATO-s tha se në mënyrë që të arrihet paqja, të gjitha palët duhet të negociojnë me mirëbesim, duhet të ketë një zvogëlim të dhunës dhe se Talibanët duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve ndërkombëtarë siç është al-Kaida.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas paralajmëroi kundër një tërheqje të parakohshme që do të dëmtonte siç tha arritjet në fushën e sigurisë.

"Ne duam një tërheqje të bazuar në kushte të të gjitha forcave nga Afganistani", tha zoti Maas.

XS
SM
MD
LG