Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo po refuzon të japë detaje në përgjigje të pyetjes si zyra e tij po mbron dy ndihmëse që pretendojnë se ai i ka ngacmuar ose sulmuar seksualisht gjatë vitit të kaluar.
Guvernatori po këmbëngul se ai mund ta drejtojë shtetin pavarësisht thirrjeve për dorëheqje nga shumica e ligjvënësve demokratë të Nju Jorkut. Ai përsëriti të mërkurën se nuk do të komentojë më në publik për pretendimet për ngacmime seksuale.
"Ata as nuk e kuptojnë natyrën e punës? Natyra e të qenit guvernator ka gjithmonë situata të shumta që duhet të përballosh," tha ai. "Katër vitet e kaluara, na u desh të merreshim me Donald Trumpin si president. Nëse të flisni për shpërqendrim, ai ishte shpërqendrim."
Guvernatori kishte komentuar për akuzat për javë të tëra, edhe ndërsa vazhdonin hetimet nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit që nisi në fillim të Marsit. Por ai njoftoi për ndryshimin javën e kaluar nën dritën e një hetimi për akuza për shkarkim të Asamblesë së shtetit.
"Jemi duke bashkëpunuar me hetimin dhe nuk do të kem një koment tjetër," tha zoti Cuomo, në përgjigje të pyetjes së një gazetari të mërkurën në lidhje me mënyrën se si zyra e tij po mbron punonjëset që thonë se ai i kishte ngacmuar seksualisht.
Çdo sjellje që është e padëshiruar dhe e një natyre seksuale - nga fjalët, shakatë, tek frikësimi, tek afrimet fizike _ mund të konsiderohet si ngacmim seksual sipas një ligji shtetëror 2019 që zoti Cuomo e mbrojti si "ligjin më të rreptë kundër ngacmimit seksual në vend”.
Zyra e tij nuk u është përgjigjur kërkesave të shumta për detaje se kur guvernatori e kishte bërë trajnimin për ngacmim seksual të kërkuar nga ligji, duke përfshirë datën.
Zyra e Guvernatorit për Marrëdhëniet me Punonjësit ka detyrimin të hetojë raste të ngacmimeve seksuale të mundshme në vendin e punës të agjencive shtetërore nën një urdhër ekzekutiv të vitit 2018 të nënshkruar nga zoti Cuomo.
Punonjësit që kryejnë ngacmime seksuale ose me vetëdije i lejojnë ato të ndodhin mund të përballen me masa ndëshkuese.
Ligji shtetëror mbron punonjësit nga hakmarrja si humbja e punës dhe viktimat e mundshme të ngacmimeve seksuale shpesh këshillohen që, "sigurisht që çdo individ që ngre zërin është i mbrojtur nga hakmarrja dhe ne po garantojmë të njëjtën gjë në këtë rast”, tha këshilltarja e posaçme e zotit Cuomo, Beth Garvey.
Facebook Forum