Lidhje

Tiranë: Ambasada Amerikane gati të marrë masa ndaj atyre, që nxitin apo pranojnë dhunën gjatë zgjedhjeve


Me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për parlamentin e ri ambasada e SHBA-ve në Shqipëri gjeti edhe një herë rastin t’u bëjë thirrje publike udhëheqësve partiakë që të refuzojnë qartas dhunën, dhe kandidatët për deputetë të zbatojnë ligjet vendase dhe standartet ndërkombëtare.

Tiranë: Ambasada Amerikane gati të marrë masa ndaj atyre, që nxitin apo pranojnë dhunën gjatë zgjedhjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Ambasada amerikane deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat e veta, si mike dhe aleate e Shqipërisë.

“Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij” - thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. - Ne do t’i mbajmë përgjegjës udhëheqësit, që janë në poste drejtuese dhe kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit”.

Ambasada amerikane i ftoi qytetarët të zgjedhin ato parti dhe kandidatë, që ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë, në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Prej shumë muajsh ambasada amerikane po këmbëngul që partitë politike të mbajnë larg listave të kandidatëve personat me rekorde kriminale dhe korruptive.

Në deklaratat e saj është përmendur emri i Tom Doshit, që institucionet të pengojnë hyrjen e tij në parlamentin e ri.

I pyetur për këtë, kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, deklaroi në konferencën e sotme të shtypit se e ka dërguar për verifikim emrin e Doshit në institucionet përkatëse.

“Në rastin e zotit Doshi KQZ ka marrë shtysën nga të dhëna publike, që e nxitin t’i kërkojë prokurorisë informacione të tjera, veç atyre që ai ka dhënë në formularin e vetëdeklarimin, për të bërë vlerësim më të plotë mbi përputhshmërinë e kandidimit të tij për deputet. Por edhe në formularin e vetëdeklarimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ-në, për të kërkuar hetim të thelluar për kandidatin” - tha zoti Celibashi.

Ai shtoi se bashkë me zotin Doshi, KQZ ka kërkuar hetime të thelluara për 28 kandidatë për deputetë: 5 nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste dhe 3 nga Partia Social-Demokrate.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG