Lidhje

I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin shkon në Turqi dhe rajon


VOA Interview with Zalmai Khalilzad
VOA Interview with Zalmai Khalilzad

UASHINGTON - I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad po shkon në Turqi dhe rajon, tha Departamenti i Shtetit të shtunën, në një përpjekje për të inkurajuar palët afgane të shpejtojnë negociatat për t'i dhënë fund konfliktit në vend.

Presidenti Joe Biden do të vendos nëse do të përmbushë afatin e 1 majit për tërheqjen e 3,500 trupave të fundit amerikane në Afganistan që ishte caktuar të largoheshin sipas një marrëveshje të shkurtit 2020 të arritur me talibanët nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump.

Administrata Biden ka kërkuar të krijojë një presion ndërkombëtar mbi talibanët dhe qeverinë e presidentit afgan Ashraf Ghani, të mbështetur nga SH.B.A. për të arritur një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim përpara afatit.

"Ai do të angazhojë të dy palët në përpjekjet e tyre përgatitore për bisedime mbi një zgjidhje politike që prodhon një armëpushim të përhershëm dhe një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë," tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, duke shtuar se zoti Khalilzad u nis të enjten për bisedimet.

Talibanët thanë të premten se do të rifillonin veprimet armiqësore kundër forcave të huaja nëse ato qëndrojnë përtej afatit, veprime të cilat u ndërprenë sipas marrëveshjes me SHBA-në.

Presidenti Biden tha të enjten do të jetë e vështirë të respektohet afati, i cili gjithashtu kërkon largimin e rreth 7,000 forcave aleate.

Talibanët kanë thënë se ishin të përkushtuar ndaj marrëveshjes, të cilën kanë cilësuar si "rruga më e mirë dhe më e shkurtër" për t'i dhënë fund 20 viteve të luftës në Afganistan - konflikti më i gjatë i huaj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG