Lidhje

Biden mbron përgjigjen mbi situatën në kufi mes kritikash nga republikanët


Në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur më shumë se 18,000 fëmijë migrantë të pashoqëruar nga prindër, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim. Çështja e tyre është shndërruar në një nga sfidat e hershme të administratës së Presidentit Joe Biden. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn njofton.

Biden mbron përgjigjen mbi situatën në kufi mes kritikash nga republikanët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Një sondazh i fundit i jep Presidentit Joe Biden një vlerësim të ulët kur bëhet fjalë për mënyrën se si e ka trajtuar rritjen e numrit të migrantëve në kufirin me Meksikën. Pesëdhjetë e shtatë për qind e të anketuarve në sondazhin e kryer nga rrjeti televiziv ABC News dhe kompania e sondazheve Ipsos, thonë se ata nuk e pëlqejnë mënyrën se si po e trajton situatën.

Megjithëse Presidenti Biden u ka bërë thirrje migrantëve të qëndrojnë në shtëpi, kritikët thonë se politikat e tij kanë nxitur me mijëra vetë të tentojnë udhëtimin e rrezikshëm drejt Shteteve të Bashkuara. Zoti Biden ndaloi ndërtimin e murit kufitar, një nga projektet e mbështetuara nga ish-Presidenti Donald Trump, duke përqafuar ato që ai tha se ishin politika më njerëzore mbi imigracionin.

Fluksi më i madh i migrantëve u vu re prillin e kaluar kur zoti Trump ishte ende në detyrë, por shifrat janë rritur nën administratën Biden. Disa ligjvënës kanë vizituar kufirin për të parë nga afër situatën.

Për mua ishte tronditëse. Mendoj se presidenti dhe nënpresidentja duhet të shkojnë vetë atje e të shohin atë që unë pashë, të shohim se për çfarë kanë ardhur republikanët e ligjvënës të tjerë demokratë. Ka gjëra që ne mund t'i bëjmë menjëherë për t’u përballur me sfidat që paraqiten atje. Por aktualisht kufijtë janë të hapur. Ajo që ne duhet të trajtojmë është një krizë humanitare dhe shëndetësore”, thotë sentori republikan Dan Sullivan.

Administrata Biden thotë se kufiri nuk është i hapur dhe se migrantët e familjet e tyre po kthehen mbrapsht nga autoritetet në kufi. Ata argumentojnë se rritja e fluksit të migrantëve është ciklike dhe se mbi këtë çështje nevojitet një qasje shumëplanëshe.

Ata nuk janë rezultat i politikave të një administrate apo një tjetre. Ato janë rezultat për shembull, i katastrofave që ka shkaktuar moti në rajon. Ata janë njerëz që ikin nga varfëria dhe dhuna”, thotë Kate Bedingfield, Drejtoreshë e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden ka ngarkuar Nënpresidenten Kamala Harris të udhëheqë përgjigjen e administratës së tij ndaj fluksit të fëmijëve migrantë të pashoqëruar nga prindërit, e vetmja kategori që po lejohet të ndjekë procedurat për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Administrata ka ngritur nëntë strehimore emergjente për ta, përpara se të vendosen në një vendbanim të përhershëm. Më shumë se 80 për qind e fëmijëve kanë një anëtar të familjes në SHBA, në më shumë se 40 për qind të rasteve, ai është një prej prindërve.

Presidenti Biden thotë se zgjidhja përfundimtare do të përfshinte punën me vende të tilla si Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori në mënyrë që banorët e këtyre vendeve të mos ndiejnë nevojën për t’u larguar nga shtëpitë e tyre. Por kjo është një gjë që kërkon kohë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG