Lidhje

Maqedoni e Veriut: fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç


Vaccination North Macedonia Skopje Astra Zeneca
Vaccination North Macedonia Skopje Astra Zeneca

Maqedonia e Veriut e filloi të mërkuren vaksinimin për të moshuarit mbi 77 vjeç. Imunizimi po bëhet me vaksinën Astra Zeneca që arriti në vend para tre ditësh përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Deri më tani janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë me 8 mijë vaksinat e kompanisë Pfizer që i dhuroi Serbia dhe 3 mijë vaksinat ruse Sputnik V.

Maqedoni e Veriut: fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00


Vaksinimi i qytetarëve përcaktohet nga mjekët e familjes, ku përparësi do të kenë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këto ditë disa mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë udhëtuar në Serbi ku kanë marrë dozat e para kryesisht të kompanisë AstraZeneca. Në mesin e tyre ishte edhe një grua 28 vjeçare, e cila ka pësuar mpiksje të gjakut, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Zoti Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik.

Një në një milion raste mund të shfaqen reaksione të tilla të mpiksjes së gjakut, tha ministri, duke bërë me dije se AstraZenekën nuk do ta përdorin tek njerëzit e moshës nën 60 vjeç dhe se do të kërkojnë këshilla nga vendet si Gjermania dhe Kanadaja si dhe Agjencia Evropiane e Shëndetësisë lidhur me këtë vaksinë. Megjithatë, ministri u shpreh se çdo vaksinë që hyn në vend është e sigurtë.

Qendrat e vaksinimit që sot u hapën në dymbëdhjetë qytete të Maqedonisë së Veriut do të punojnë në dy ndërrime dhe do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes. Nga e premtja vaksinimi do të bëhet edhe në 25 qytete të tjerw. Edhe 76 mijë vaksina AstraZeneca pritet të arrijnë në vend përmes mekanizmit COVAX si dhe sasi më të mëdha nga Kina dhe Rusia.

Autoritetet shëndetësore dhe qeveritare janë kritikuar për vonesën e vaksinave, ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski është shprehur se pamjet e qytetarëve maqedonas që kërkojnë shpëtim në Serbi nuk janë për t’u përshëndetur.

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga coronavirusi në disa javët e fundit me rreth 30 viktima mesatarisht në ditë. Në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 205 viktima. Nga fillimi i pandemisë jetën e kanë humbur 3750 vetë; ndërsa janë diagnostikuar rreth 130 mijë njerëz.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG