Lidhje

Gjermanët reagojnë pas kufizimeve ndaj vaksinës AstraZeneca 


Në Gjermani, zyrtarët e shëndetësisë kanë rënë dakord që të kufizojnë pëdorimin e vaksinës AstraZeneca tek popullsia nën moshën 60-vjeçare. Vendimi vjen ndërsa janë ngritur shqetësime të reja lidhur me mpiksjen e pazakontë të gjakut tek një numër i vogël njerëzish që morën vaksinën.

Në një qendër vaksinimi në Leipzig, mendimet e njerëzve ishin të ndryshme lidhur me marrjen apo jo të vaksinës AstraZeneca apo për të kërkuar vaksina të prodhuara nga një tjetër kompani farmaceutike.

Gjermanët reagojnë pas kufizimeve ndaj vaksinës AstraZeneca
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

“Personalisht do ta merrja vaksinën AstraZeneca. E kuptoj që disa njerëz ndihen të pasigurtë, dhe kryesisht gratë pasi problemi tek ato është më i madh. Ka shumë zhurmë që i bën njerëzit të ndjehen të pasigurtë”, thotë një burrë në qendrën e vaksinimit.

Një grua që sapo u injektua tha se ishte e lumtur që asaj i ishte dhënë vaksina Pfizer-BioNtech.

“Rreziku do të kishte qënë shumë i lartë që unë të kisha mpiksje gjaku. Ndaj jam e lumtur që mora një vaksinë tjetër”.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe zyrtarë shtetërorë ranë dakordqë vaksina AstraZeneca të përdorej tek moshat mbi 60-vjeçare, me përjashtim të rasteve kur ata i përkasin një kategorie të rrezikut të lartë nga koronavirusi. Në këto raste, pacientët duhet të kenë rënë dakord me mjekun e tyre për të marrë vaksinën, pavarësisht rrezikut të vogël nga një efekt serioz anësor .

Disa rajone gjermane-përfshi kryeqytetin Berlin dhe shtetin North Rhine-Westphalia, që ka popullsinë më të lartë në vend, kishin marrë vendim qysh në orët e para të së martës për të pezulluar imunizimin e moshave të reja me vaksinën AstraZeneca.

Zyrtari më i lartë i shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci, tha se vendimi u mor si një masë paraprake, pasi rregullatori mjekësor i vendit njoftoi 31 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut tek individët që kishin marrë vaksinën kohët e fundit.Nëntë prej tyre humbën jetën. Deri tani në Gjermani janë administruar rreth 2.7 milion vaksina AstraZeneca.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG