Pandemia e koronavirusit ka vënë në vështirësi në Shqipëri shumë sportistë profesionistë dhe sipërmarrje sportive. Në Gjirokastër Nikollaq Muço një profesionist i kulturës sportive (Bodybuilding) tregon përvojën e tij me COVID-19. Sportisti me përvojë flet edhe për sfidat që ai ka për të organizuar garat ndërkombëtare sportive dhe mbajtjen e palestrës ku stërviten dhjetëra të rinj.
Sportisti gjirokastrit i Bodybuilding Nikollaq Muço vazhdon të stërvitet në palestrën e tij, ndonëse pandemia e koronavirusit po e përball me mjaft sfida. “Vështirësitë janë të mëdha”,thotë Muço, pjesëmarrës dhe fitues në shumë gara ndëkombëtare dhe kombëtare të Bodybuilding.
“Vështirësia është e madhe sepse kur nuk ke motiv bie dhe dhe ajo e përgjithshmja se çfarë duhet të bësh. Por duke parë se situata po vjen të bëhet nga dita në ditë më e mirë, ne vendosëm të bëjmë aktivitetin ndërkombëtar 'Natyral Bodybuilding' më 22 maj në Gjirokastër. Është aktiviteti që përfaqëson Shoqatën Botërore të Bodybuilding që vendlindjen e ka në Los Anxhelos. Shpresojmë që kushtet të jenë të përshtatshme.”
Ai thotë se mban kontakte të rregullta me kolegët e tij. Lejimi në Shqipëri i aktivitetit të palestrave ka dhënë përparësi për sportistët shqiptarë pasi në shumë vende ata s`kanë ku ushtrohen, thotë Muço.
“Unë komunikoj dhe me shumë sportistë në Amerikë apo në Ceki dhe Bullgari dhe ata e kanë shumë të vështirë. Ne në Shqipëri jemi duke duke u ushtruar në palestra.Në Greqi, psh nuk ushtrohen në palestra, e kanë shumë të vëvshtirë sepse qeveria i ka mbyllur. Ne po e përballojmë sepse kemi pasur një sistem pune të tillë që nuk mbajmë më shumë se 10 vetë në palestër. Në 250 metër katrorë që është mjedisi im i palestrës 10 veta lejoj unë për një orë të bëjnë aktivitet fizik.”
Ai thotë më se e kaloi pa e ndjerë infektimin me “koronavirus dhe beson se stërvitja i ka bërë mirë. Ai thotë se njerëzit në këtë kohë, kur u duhet të qëndrojnë shumë në shtëpi apo në mjedise të mbyllura duhet të nxisin aktivitetin sportiv.
“Edhe në ato tre muaj që qëndruam në shtëpi u mundova ta mbaja trupin në formë. E rëndësishme është që njeriu të dijë të ushqehet mirë dhe aktiviteti fizik është 30% e rezultatit. Për shembull unë nuk e ndjeva COVID 19 që e kalova, nuk e besoj që e kamkaluar, aq lehtë ishte. Sa më shumë aktivitet fizik të bëjnë njerëzit aq më mirë është.”
Ai ka edhe një palestër spotive ku stërviten sidomos të rinjtë dhe thotë se gjatë pandemisë u vu re në fillim një bllokim i aktivitetit , por tani është rritur ndjeshëm interesi.
“Shumë e vështirë, u bllokuam dhe u shokuam në fillim të pandemisë, ato 2 -3 muaj blllokimi. Edhe aktivitei që ne kemi u ndalua. Sivjet duket se njerëzit janë mësuar me pademinë. Kanë filluar të ushtrojnë palestër në mënyrë të tillë që më ka çuditur. Prurja është dy dhe trefish më e madhe se vitet e kaluara."
Prej më shumë se një viti shumë ngjarje sportive kombëtare dhe ndërkombëtare janë anulluar në Shqipëri prej pandeimisë së koronavirusit. Sportistët, ndryshe nga shumë kategori të tjera përballen me sfidën e stërvitjes fizike duke u përpjekur të ruajnë opitimizmin se garat dhe kampionatet ku matet forca e tyre do të rikthehen.
Facebook Forum