Lidhje

Kosova kremton pashkët


Kosova kremton Pashkët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Kosova kremton Pashkët

Katedralja Shën Tereza në Prishtinë të dielen ishte më e zbrazët se rëndom kur mbahet mesha e ditës së Pashkëve.

Pashkët edhe këtë vit po kremtohen më shumë në shtëpi në përpjekje për të shmangur grumbullimin e njerëzve për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19.

Në Kosovë deri tash janë konfirmuar 93 mijë e 655 të infektuar dhe një mijë e 915 persona që kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19ës. Autoritetet ndërkaq kanë paralajmëruar mundësinë e hyrjes në fuqi të masave të reja kufizuese në përpjekje për të përmirësuar këtë situatë.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, derisa po drejtonte meshën kryesore të shtunën mbrëma, ngushëlloi familjarët e atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19ës.

“Le ta falenderojmë Zotin pët këtë natë të shenjtë dhe t’i lutemi Atij që t’i pranojë të gjithë ata që kanë kaluar në amshim, të gjithë ata që kanë mbetur ende mbi tokë me dhimbjen për humbjen e të dashurve të tyre, i kujtojmë me lutje sot të gjithë ata që lëngojnë në spital apo shtëpitë e tyre. Lutemi edhe për ata që janë të varfër dhe kanë nevojë për dashuri njerëzore”, tha ai.

Imzot Dodë Gjergji duke uruar besimtarët për këtë festë, tha se nisja e procesit të vaksinimit rritë shpresat për ditë më të mira.

“Ne e dimë këto ditë disi është zbutur paksa hutia njerëzore nga mundësia që mjekësia i ka dhënë njeriut për t’u vaksinuar e mbrojtur nga virusi COVID-19”, tha ai.

Udhëheqës politik e fetar kanë uruar besimtarët e krishterë duke vënë theksin në thelbin e kësaj kremteje që qëndron në vepra të mira, paqe, harmoni, dashuri e në bashkëpunim ndërmjet njerëzve.

Pashkët paraqesin kremten më të madhe të kalendarit liturgjik të të krishterëve që shënojnë ringjalljen e Krishtit që sipas Besëlidhjes së Re, kishte ndodhur tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG