Lidhje

Shqipëri, përmirësohet ndjeshëm situata e COVID 19 në javën e fundit


Në Shqipëri, që prej një muaji, situata e Koronavirusit po njeh një përmirësim të vazhdueshëm. Java e fundit (30 Mars – 5 Prill) regjistroi një tjetër ulej të rasteve të reja, viktimave dhe shtrimeve në spitale. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se numri i të infektuarve zbriti në 2376 raste, ose 17.4 përqind më pak e java pararendëse 23 Mars -29 Mars. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët javor që nga fundi i muajit Tetor.

Bie në sy fakti që në ndryshim nga më parë, gjatë javës së fundit, numri i të prekurve ra, ndërsa testimet u rritën me 6.6 përqind, ose një total prej 19.640 tamponësh. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ra ndjeshëm duke zbritur me 3.5 pikë përqindje, në kuotën e 12.1 përqind, niveli më i ulët që nga vera e kaluar.

Numri i të prekurve ka vijuar tendencën rënëse të nisur që prej javës së tretë të muajit Shkurt, duke kapur të hënën dhe shifrën më të ulët ditore që pas 4 Janarit, ditë në të cilën testimet ishin reduktuar ndjeshëm. Përveç kësaj date, një kuotë kaq e ulët i numrit të të infektuarve nuk ishte rregjistruar që nga 31 Tetori.

Të prekurit e ditës së hënë sipas Ministrisë së Shëndetësisë u identifikuan në identifikuar në këto bashki: 47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, dhe 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,

Vdekjet gjithashtu pësuan një rënie tjetër të ndjeshme, -18.3 përqind, gjatë javës së fundit, duke zbritur në një total prej 58 viktimash, niveli më i ulët që nga periudha 19 Janar -25 Janar). Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të së hënës, së Ministrisë së Shëndetësisë, ishin 9 persona që humbën jetën: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 - 83 vjeç.

Niveli i shtrimeve në spitale po ashtu u reduktua dukshëm, me afro 18 përqind. Ndërsa të hënën e kaluar, 29 Mars, në spitale rezultonin të shtruar 311 persona, këtë të hënë, numri i tyre kishte zbritur në 255 pacientë. Në rënie dhe pacientët që ishin në gjendje kritike, me 6 të trajtuar në terapi intensive, 5 pacientë të tjerë të intubuar.

Paralelisht, fushata e vaksinimit po vijon me ritme të larta. Deri të hënën në mbrëmje, llogariteshin mbi 206 mijë vaksina të kryera. Kryeministri Edi Rama njoftoi po në mbrëmje se sapo kishte mbërritur sasia e parë e 22 mijë e 230 dozave Pfizer, që do të lëvrohen deri në 20 prill dhe se ndërkohë ishte arritur marrëveshja për të marrë dhe një sasi prej 50 mijë dozash të vaksinës ruse Sputnik V.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG