Lidhje

Ulen tensionet në Jordani


Duket se tensionet janë ulur mes Mbretit Abdullah të Jordanisë dhe vëllait të tij nga babai, Princit Hamzah, ditë pasi princi u akuzua për përfshirje në një përpjekje për të destabilizuar mbretërinë.

Vlerësimi erdhi pas takimit të hënën mes xhaxhait të zotit Abdullah, vetë mbretit dhe vëllait nga babai, Hamzah. Në takimin e ndërmjetësimit, që u zhvillua në shtëpinë e xhaxhait në Oborrin Mbretëror të Hashemitëve ishte edhe Hashemi, vëllai i Hamzah-it dhe tre kushërinj. Zoti Hmazah publikoi më pas një deklaratë.

“Nën dritën e zhvillimeve të dy ditëve të fundit, unë e vë vetën në sherbim të Madhërisë së tij, Mbretit”, tha princi në deklaratë, duke shtuar se do të mbetet besnik ndaj mbretit dhe kushtetutës së Jordanisë.

Më herët gjatë ditës, Hamzah përdori një ton sfidues, duke thënë se nuk do të qendronte në shtëpi, pavarësisht se ishte urdhëruar nga qeveria për ta bërë këtë.

Ai tha gjithashtu se nuk do të ndalonte komunikimin me botën e jashtme. Zyrtarët në Jordani e kishin akuzuar 41-vjeçarin Hamzah se kishte ndihmuar elementë të huaj për një komplot dashakeq kundër qeverisë.

Nga ana e tij, Hamzah mohon përfshirjen, duke thënë se është vënë në shënjestër pasi është shprehur kundër korrupsionit dhe qeverisjes joefektive.

Një deklaratë e publikuar nga ndërmjetësuesi Malik R. Dahlan, një mik i familjes, thotë se takimi kishte qënë i sukseshëm dhe se ai priste një zgjidhje së shpejti.

Ai e quajti të gjithë incidentin si një zhvilim për të arrdhur keq dhe tha se ishte rezultat i veprimeve të ngathëta të zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe keqinterpretim nga një zyrtar i qeverisë, duke shtuar se çështja duhet të kishte mbetur një problem brenda familjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, ai ishte duke iu referuar një incidenti të shtunën kur shefi i ushtrisë jordaneze vizitoi zotin Hamzah dhe i tha atij se nuk mund të largohej nga shtëpia ose të komunikonte me botën e jashtme.

Të paktën 14 persona u arrestuan nën dyshime për përfshirje në përpjekjet për trazira në vend. Mes të arrestuarve janë edhe figura të larta që kanë shërbyer në qeverinë e atij vendi dhe pjestarë të familjes mbretërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG