Lidhje

Studimi, vaksina e Modernës është efektive për të paktën 6 muaj


Një studim i ri sugjeron se mbrojtja që ofron vaksina kundër COVID-19s e kompanisë amerikane Moderna zgjat për të paktën gjashtë muaj.

Njoftimi i së martës, botuar në revistë mjeksore "New England Journal of Medicine", i bën jehonë asaj çka tha kompania Pfizer javën e kaluar lidhur me vaksinën e saj, e cila gjithashtu ofron një mbrojtje të ngjashme.

Të dy studimet janë bazuar në testimet që janë kryer ndaj dhjetëra personave që u vaksinuan gjatë provave klinike që çuan në përdorimin e vaksinave. Studimet janë kryer para se të shfaqeshin e të përhapeshin variantet e reja e shqetësuese të koronavirusit.

Në një tjetër raport të botuar në të njëjtën revistë mjekësore theksohet shqetësimi lidhur me variantet e reja të virusit. Shkencëtarët matën nivelin e antitrupave që mund të bllokojnë virusin tek 50 persona të cilët kishin marrë vaksinën Sinopharm ose Sinovac, të prodhuar në Kinë.

Provat treguan se shumë prej tyre kishin humbje totale ose të pjesshme të efektivitetit kundër një varianti të virusi të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut. Vaksina dukej se siguronte mbrojtje ndaj një varianti të ndeshur në Britani, i cili aktualisht po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara e gjetkë.

Për t’u përballur me variantet e reja kompanitë Pfizer dhe Moderna kanë thënë se po punojnë për t’i përmirësuar vaksinat e tyre, duke marrë në konsideratë edhe mundësinë e shtimit të një doze tjetër përforcuese të vaksinës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG