Lidhje

Specia e breshkave të detit që rrezikon zhdukjen


Studiuesit e Administratës Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës, kapin breshkat e detit me zhguall prej lëkure në brigjet e Kalifornisë. Speciet e lashta prej dhjetra miliona vitesh ndodhen nën rrezik, thotë ekologu Scott Benson.

“Vlerësimet thonë se kanë ngelur vetëm 1400 breshka femra. Kjo tregon rënie të madhe krahasuar me disa dekada më parë“, thotë ai.

Zoti Benson është bashkëautor i një studimi të ri që thotë se zonat ku ky lloj i breshkave të ujit ushqehen pësuan ulje të popullsisë për 80 për qind në 30 vitet e fundit. Ai thotë se kjo është e pazakontë, marrë parasysh aftësitë e species për t’u përshtatur.

“Breshkat me zhguall lëkure janë të lashta. Ato ekzistojnë prej gati 80 milionë vitesh në formën e tyre aktuale, që nga koha e dinosaurëve. Nuk është një specie që nuk përshtatet. Kanë kaluar gjithçka: goditje meteorësh, ndryshime klimatike e çfarë jo”, thotë zoti Benson.

Ai thotë se numri i vogël i tyre e bën specien më të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm si peshkimi ndërkombëtar dhe mbledhja e vezëve. Ekipi i zotit Benson vendosi në breshka transmetues që ato të mos goditen nga anijet dhe se po punohet për të rritur numrin e tyre në rënie të shpejtë.

“Kemi një grup të vogël që ka mbijetuar dhe që mund të dëmtohen nga çdo gjë. Kemi shumë pak kohë të ndryshojmë shifrat”, shton ai.

Të shtatë speciet e breshkës me zhguall lëkure janë në rrezik, por studimet fokusohen në varietetin e Paqësorit perëndimor, që shtrihet për 11 kilometra nga Indonezia, Ishujt Solomon dhe bregun perëndimor të ShBA-së ku breshkat mund të ushqehen me kandil deti. Studiuesit kërkojnë një plan të ri veprimi dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG