Lidhje

Tiranë: Plagosen 5 besimtarë myslimanë në një xhami nga një sulmues me thikë


Në Shqipëri, 5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë.

Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici.

Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi të ndodhur në muajin e Ramazanit.

Sipas policisë, Nikollaj ishte në kërkim pasi disa javë më parë kishte plagosur me thikë një tjetër person po në Tiranë.

Imami i xhamisë Ahmed Kalaja foli për një akt barbarie, duke shtuar se shpresonte të mos bëhej fjalë për ndonjë akt terrorist.

Ndërsa Kreu i Komunitetit Musliman, Bujar Spahiu, në një reagim në Facebook, shkruan ndër të tjera se kërkonte “nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje, e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani”.

Duke folur për mediat vendase i ati 34 vjeçarit ka treguar se i biri prej shumë vitesh ishte konvertuar në besimtar musliman dhe se kishte problem mendore, duke u shtruar në spitalin psikiatrik si dhe duke marrë mjekime të cilat jo gjithnjë i kishte marrë. Ai tha gjithashtu se i biri shpesh ankohej se përndiqej nga persona të ndryshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG