Lidhje

Ndikimi i ndryshimeve klimatike


Sot është Dita e Tokës (22 prill), një ngjarje vjetore për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Këshilltari i lartë i NASA-s për klimën, Gavin Schmidt paralajmëron se ndryshimi i klimës po ndikon tani tek intensiteti i uraganëve, zjarreve dhe niveli i detit.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00


Këshilltari i lartë i NASA-s për klimën Gavin Schmidt thotë se pamjet e para të Tokës nga hapësira, si ato që u panë gjatë uljes në Hënë të misionit Apollo 11 në vitin 1969, ishin "transformuese".

"Të shihje kompleksitetin e sistemit tonë dhe veçantinë e tij në kozmos, për aq sa jemi në dijeni, ka qenë shumë e rëndësishme për shumë e shumë shkencëtarë që punojnë në këtë fushë. Ajo pamje... të ndryshon perspektivën në mënyrë të mirëfilltë", thotë zoti Schmidt.

Por kjo nuk do të thotë se njerëzit janë kujdesur për planetin e tyre gjatë dekadave në vazhdim.

Emetimet e ngrohjes globale pritet të rriten këtë vit ndërsa bota del nga pandemia e koronavirusit dhe ekonomitë fillojnë të marrin veten.

Zoti Schmidt paralajmëron se ndryshimet klimatike po ndikojnë tek intensiteti i uraganëve, zjarreve dhe niveli i detit.

“Ndërsa planeti ngrohet, po shkrin akulli, akullnajat po pakësohen, dhe i gjithë ai ujë përfundon në oqean. Shkalla e ndryshimit të nivelit të detit që kemi parë gjatë njëqind viteve të fundit po përshpejtohet për shkak të këtyre aspekteve shtesë të ndryshimit të klimës", thotë zoti Schmidt.

Dita e parë e Tokës, ide e senatorit të ndjerë Gaylord Nelson nga shteti Uiskonsën, u shënua në vitin 1970 dhe shkaktoi një lëvizje mjedisore që çoi në krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe shumë ligjeve për të mbrojtur ujin, ajrin dhe faunën.

Këtë vit Dita e Tokës po shënohet me një samit virtual të organizuar nga Presidenti Joe Biden.

Nën administratën Biden, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në marrëveshjen e Parisit për klimën. Vendet pjesëmarrëse kanë vendosur të takohen në konferencën vjetore të OKB-së për klimën, në nëntor në Glasgow të Skocisë, për t’i dhënë shtytje objektivave ambicioze.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian po synojnë të bëhen "neutrale ndaj karbonit" deri në vitin 2050, një objektiv që shkencëtarët thonë se duhet të arrihet për të mbajtur temperaturat mesatare globale nga rritja mbi 2 gradë Celsius (3.6 F) deri në vitin 2100.

Synimi më ambicioz i marrëveshjes së Parisit për ta mbajtur ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius (2.7 F) deri në fund të shekullit krahasuar me kohët para-industriale ka të ngjarë të kërkojë ulje edhe më drastike të emetimeve në të gjithë botën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG