Lidhje

Përpjekje për të ndalur përhapjen e dhunës nga Mianmari tek vendet e tjera


Analistët thonë se thirrja e formuluar fort në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga një bllok prej 10 vendesh të Azisë Juglindore për t'i dhënë fund dhunës, pas grushtit të shtetit në Mianmar, e largon rajonin me një hap nga trazirat që mund të infektojnë vendet e tjera. Marrëveshja shihet gjithashtu edhe një hap drejt procesit të paqes sipas tyre.

Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) publikoi të shtunën një marrëveshje me pesë pika, ku bëhet thirrje për "ndërprerje të menjëhershme" të dhunës në Mianmar si dhe u kërkohet të gjithë aktorëve "të vetëpërmbahen në mënyrë maksimale" e të nisin bisedimet drejt paqes.

Në marrëveshje thuhet se një i dërguar i ASEAN-it do të ndihmojë në ndërmjetësimin e dialogut në Mianmar dhe se organizata do të ofrojë ndihmë humanitare. Mianmari është gjithashtu vend anëtar i kësaj organizate.

Sipas ekspertëve të nëntë vendet e tjera shpresojnë të pengojnë refugjatët e Mianmarit që të derdhen përtej kufijve të tyre e të sigurohen që mosmarrëveshjet të mos dëmtojnë rolin afatgjatë të ASEAN-it si një faktor stabilizues në një rajon të larmishëm politikisht dhe ekonomikisht, prej 655 milionë banorësh.

Autoritetet e Tajlandës, vend anëtar i grupit i cili ndan kufij tokësorë me Mianmarin, kanë parë të hyjnë në vend njerëz nga Mianmari që përkon me periudhën pas grushtit të shtetit.

Grushti ushtarak i muajit shkurt dhe arrestimi i kryetares de facto të shtetit Aung San Suu Kyi nxiti protesta në vend të cilat u përshkallëzuan në masakra nga ushtria në disa pjesë të këtij vendi të varfër, me 55 milionë banorë. Qindra vetë raportohen të vdekur. Të premten në Yangon u zhvilluan të tjera protesta kundër grushtit të shtetit.

XS
SM
MD
LG