Lidhje

ODIHR: Zgjedhjet ishin të qeta, qeveria përdori burimet shtetërore


Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të përgjithshme deklaruan sot nga Tirana në raportin paraprak se zgjedhjet e 25 prillit se procesi i votimit u zhvillua i qetë.

Ata pohuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë.

ODIHR: Zgjedhjet ishin të qeta, qeveria përdori burimet shtetërore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Vëzhguesit morën po ashtu shumë pretendime për shitblerje votash. Ata vlerësuan identifikimin elektronik në procesin e votimit, por dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Gjetjet e raportit paraprak të misionit vëzhguesve ndërkombëtar të zyrës ODIHR të OSBE-së i paraqiti në publik nga Tirana në një konferencë online drejtuesja e këtij misioni, Ursula Gacek.

Ajo tha se vëzhgimi nisi nga mesi i muajit mars dhe kjo i ndihmoi vëzhguesit të shihnin shumë probleme të tjera, që nuk i përkasin ditës së zgjedhjeve.

“Pas shumë konfliktesh politike në Shqipëri edhe në kohët e sotme, tha ambasadorja Gacek tha se besimi i qytetarëve tek procesi zgjedhor po kthehet pas marrëveshjes politike, dhe kjo duket nga numrat e lartë të pjesëmarrjes. Po ashtu identifikimi elektronik dhe votimi elektronik për herë të parë luajtën rol të rëndësishëm në këtë besim", tha ajo.

“Sa i takon ditës së votimit vlerësimi ynë është që procesi transparent dhe i qetë. Zgjedhjet ishin në përgjithësi të mirorganizuara. Kohëzgjatja e vëzhgimit na marsi deri sot e në vazhdim deri në maj na dha të kuptonim se partia në pushtet përdori burimet shtetërore dhe mori avantazh nga kjo” - tha ambasadorja Gacek.

“Pati pretendime nga dyja palët për shitblerje të votave gjatë periudhës së fushatës, tha ambasadore Gacek - Shitblerja është një dukuri e vështirë për t’u zbukuar për shkak të natyrës kriminale dhe kjo njollos imazhin e procesit. Një seri rastesh dhe pretendimesh për këtë po hetohen nga prokuroria shqiptare dhe ODIHR do t’i ndjekë po ashtu”.

Lidhur me votën e emigrantëve ajo tha se shqiptarët janë vendit kanë të drejtë të votojnë, por kufizimet e vendosura prej pandemisë e vështirësuan këtë proces.

Bashkë me misionin e OSBE/ODIHR në konferencën dolën edhe përfaqësues nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, Aleksandër Pociej, si dhe nga asambleja parlamentare e OSBE-së, Azay Guliev.

Ata nënvizuan se shitblerja e votës vazhdon të mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri, se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, dënuan ashpër vrasjen e një personi dhe plagosjet në Elbasan.

Publikimi i të dhënave personale të kryeqytetit gjatë fushatës është një shkelje, që duhet hetuar, thanë ata.

Distancimi social për Covid nuk u respektua dhe pati mbipopullim të qendrave të votimit, pohuan ata, ku nuk u respektuan personat me aftësi të kufizuara.

Nëpunësit e administratvs, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë, por pavarësisht problemeve, procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG