Lidhje

Biden pritet të mbajë fjalimin mbi gjendjen e vendit në Kongres  


In this April 15, 2021, file photo, President Joe Biden speaks in the East Room of the White House in Washington. (AP Photo/Andrew Harnik, File)

Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë fjalimin e tij të parë mbi gjendjen në vend në një seancë të përbashkët të Kongresit këtë javë. Sipas anketave të fundit, pak më shumë se gjysma e amerikanëve mbështesin punën e tij të deritanishme në Shtëpinë e Bardhë. Demokratët dhe republikanët presin që ai të flasë para ligjvënësve për një numër çështjesh.

Fjalimi në një seancë të përbashkët të Kongresit mbi gjendjen e vendit do t'i japë Presidentit Joe Biden një shans për të theksuar arritjet e tij më të mëdha në 100 ditët e para në detyrë dhe të përcaktojë kursin për axhendën e tij në muajt e ardhshëm. Në një sondazh të fundit të gazetës Washington Post dhe rrjetit ABC News, 52 përqind e amerikanëve mbështesin punën e Presidentit Biden. Kjo shumicë e vogël është më e ulët se sa mbështetja për çdo president të kohëve të fundit në të njëjtën periudhë të mandatit të tyre, përveç ish-presidentit Donald Trump. Një çështje që presidenti Biden ka të ngjarë ta trajtojë është reforma policore pas shpalljes fajtor të ish-policit Derek Chauvin në lidhje me vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd. Një projektligj i demokratëve për reformën në polici, me emrin e Geroge Floydit, është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po shqyrtohet nga Senati.

“Shpresoj që ai ta ngre përsëri çështjen dhe të flasë mbi nevojën urgjente për të bërë diçka tani. Dhe unë mendoj se kjo do të na inkurajonte për të ecur përpara”, tha ligjvënësja demokrate Karen Bass.

Por udhëheqësit republikanë duan që Presidenti Biden të trajtojë çështjen e imigracionit dhe situatën në kufirin SHBA-Meksikë, të cilën ata e quajnë krizë. Në të njëjtin sondazh, 53 përqind e amerikanëve thonë se nuk e miratojnë trajtimin e kësaj çështje nga Presidentit Biden. Republikanët e shohin këtë si një pikë të dobët të Presidentit Biden.

"Ne duhet të krijojmë siguri në kufi dhe të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë një vend, ku njerëzit që duan të jetojnë ëndrrën që ne duam ta jetojmë, të mund të vijnë këtu në mënyrë të ligjshme", tha senatori republikan Rick Scott.

Administrata e Presidentit Biden po shqyrton një numër politikash për të përmirësuar kushtet në vendet e Amerikës Qendrore për të ndihmuar në ndalimin e fluksit të migrantëve. Nënpresidentja Kamala Harris, e cila është ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së përpjekjeve të administratës Biden për këtë çështje, pritet të udhëtojë në rajon në qershor

XS
SM
MD
LG