Lidhje

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kadilli kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës


Fatbardh Kadilli VOA

Në Shqipëri, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka nxitur reagimet e para nga brenda saj.

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkoi sot largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e kryetarit Lulzim Bashës.

Ai i bëri thirrje kryesisë së partisë që të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, ndërsa shpalli dhe kandidimin e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një bisedë më Zërin e Amerikës ai flet për nevojën e një opozite të re, e cila shkon përtej PD dhe shtrihet në të gjithë shoqërinë shqiptare për një lëvizje të gjerë popullore.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kadilli kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Zëri i Amerikës: Zoti Kadilli ju sapo keni njoftuar kërkesën për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, cilat janë motivet që ju shtyjnë juve në këtë kërkesë?

Fatbardh Kadilli: Së pari, janë arsye politike. U provua që është një projekt i pasuksesshëm, nuk siguroi sukses për demokratët, nuk arriti t’i shpërblejë demokratët për mbështetjen e pakursyer të përhershme që i kanë dhënë në këto 8 vjet. Ndaj të marrë përgjegjësitë si kryetar. Është kryetari që ka marrë mbështetje të pakursyer, të panegociuar nga demokratët. Së dyti janë arsye etike. Në politikë ne jemi për një kauzë, ne jemi për një projekt. Në qoftë se ky projekt nuk realizohet, duhet që brenda etikës normale të politikës por edhe të shoqërisë, të mbaj përgjegjësitë kryetari që është ai që ka drejtuar opozitën për këto 8 vjet. Kemi dhe një standard në Partinë Demokratike, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Zoti Berisha, pas humbjes hapi proçesin e zgjedhjeve për të krijuar një lidership të ri. Pjesa tjetër është një detyrim jetik, që vendi të ketë opozitë dhe ne kemi detyrën si Parti Demokratike të krijojmë opozitën e re dhe ne nuk mund të humbim kohë të presim sesa kohë do të marri rivlerësimi apo reflektimi i kryetarit ekzistues apo forumeve të tjera. Kemi traditën e para 4 vjetësh që menjëherë pas zgjedhjeve,ne kemi shkuar brenda mandatit të kryetarit, në zgjedhjeve për kryetar të ri. Opozita duhet të riorganizohet që sot, për të qenë gati që në shtator të fillojmë një opozitë të re me një mobilizim të fortë politik dhe me energji të forta të mbështetjes sonë politike.

Zëri i Amerikës: Zoti Kadilli çfarë nënkuptoni ju kur thoni një opozitë e re?

Fatbardh Kadilli: Një opozitë e re e cila mobilizon të gjitha energjitë dhe nuk lë jashtë mobilizimit asnjë individ e jo më fraksione dhe flukse, që mobilizon çdo gjë opozitare, që e kapërcen Partinë Demokratike dhe që shkon përtej në të gjithë shoqërinë shqiptare, për një lëvizje të gjerë popullore që të shndërrojë pakënaqsinë, pasigurinë e jetës dhe mungesën e shpresës ta shndërrojë në një energji ndryshimi. Ne nuk e bëm dot në këto 8 vjet, ne duhet ta bëjmë. Ne nuk mund të fshihemi duke anatemuar apo duke demonizuar vetëm kundërshtarin. Kundërshtarin nuk e zgjedhim. Ne duhet të luftojmë fortë që të krijojmë mbështetje politike maksimale, që mali i mbështetjes i shprehur në vota të kapërcejë çdo zullum, qoftë edhe zullumin më të madh që mund të bëjë Edi Rama apo kushdo tjetër.

Zëri i Amerikës: Zoti Kadilli, një pyetje të fundit. Ju vetë keni shprehur ambicjen për të kandiduar për drejtimin e Partisë Demokratike. Sa të vështirë e shihni këtë mision në një situatë të tillë kur Partia Demokrike vjen pas disa humbjesh rradhazi?

Fatbardh Kadilli: Natyrisht çdo ringritje është e vështirë dhe kam bindjen që do gjej mirëkuptimin e demokratëve së pari për një proces të gjërë konsultimi, bashkëbisedimi për ta ringritur Partinë Demokratike si një forcë që jo vetëm synon me kalkulime të jetë në pushtet por si një forcë e parë politike në vend. Forca më e votuar në vend që të marrë përgjegjësitë e qeverisjes. Kjo parti ka misionin e opozitarizmit, ka lindur nga opozitarizmi dhe duhet t’i kthehet edhe njëherë asaj kulture opozitare që mobilizon çdo individ, çdo shtresë të shoqërisë dhe që siguron qeverisje të mirë, aeverisje me integritet larg çdo lloj vesitë politikës deri më sot.

Zëri i Amerikës: Zoti Kadilli faleminderit!

Fatbardh Kadilli: Faleminderit juve!

XS
SM
MD
LG