Lidhje

SHBA njofton masa të reja kundër grupeve të përfshira në trafikimin e migrantëve


FILE - Asylum-seeking migrants from Central America await transport after crossing the Rio Grande River into the United States from Mexico on a raft in Penitas, Texas, March 12, 2021.
FILE - Asylum-seeking migrants from Central America await transport after crossing the Rio Grande River into the United States from Mexico on a raft in Penitas, Texas, March 12, 2021.

Ndërsa numri i migrantëve drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën vazhdon të rritet, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se po rrit përpjekjet për të ndalur organizatat e përfshira në trafikimin e paligjshëm të njerëzve në vend.

"Organizatat kriminale transnacionale i japin përparësi përfitimit financiar ndaj jetën njerëzore, me pasoja shkatërruese", tha sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas në një deklaratë të Martën. "Me ndihmën e partnerëve tanë federalë dhe të huaj, ne synojmë të ndërpresim qasjen në këto përfitime financiare duke u mohuar aftësinë këtyre kriminelëve për t'u marrë me udhëtimet, tregtinë dhe financat në Shtetet e Bashkuara", tha Sekretari Mayorkas.

U.S. Department of Homeland Security Secretary Alejandro Mayorkas
U.S. Department of Homeland Security Secretary Alejandro Mayorkas

Përpjekja e re do të quhet “Operacioni Roja” dhe do të jetë një përpjekje e përbashkët midis Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, Agjencisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare për Imigracionin, Departamentin e Shtetit, FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë.

"Grupet e trafikantëve vazhdojnë të gënjejnë dhe shfrytëzojnë popullata të pambrojtura për të promovuar aktivitetet kriminale. Shëndeti dhe siguria e migrantëve nuk ndikojnë në ambicien e tyre fitimprurëse", tha Troy Miller, komisioneri i përkohshëm i Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtes së Kufirit.

Ai shtoi se operacioni i ri synon të "shkatërrojë çdo aspekt të rrjetit logjistik të këtyre organizatave kriminale".

Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, "organizatat kriminale transnacionale paraqesin rreziqe të konsiderueshme për migrantët".

"Këto organizata janë përgjegjëse për sulmet seksuale, trafikimin njerëzor dhe braktisjen e migrantëve të pambrojtur, duke përfshirë fëmijët e moshës së vogël", thuhet në njoftim.

Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane tha se ka kapur gati 19,000 fëmijë që kishin udhëtuar përgjatë kufirit SHBA-Meksikë në mars. Ky është numri më i madh i personave të kapur të kësaj kategorie, i regjistruar ndonjëherë. Më shumë se 172,000 migrantë u kapën në kufi në mars, shifra më e lartë që nga marsi i vitit 2001.

Disa ligjvënës republikanë kanë kritikuar politikat kufitare të Presidentit Joe Biden, të cilat janë më të ndryshime krahasuar me kontrollet e ashpra të kufirit nga paraardhësi i tij.

Në mars, ligjvënësi republikan nga Teksasi, Troy Nehls, tha se administrata e Presidentit Biden është "duke ndihmuar dhe mbështetur trafikimin njerëzor".

"Ajo që po ndodh këtu është çnjerëzore", tha ish-sherifi i distriktit të Fort Bendit në Teksas për kanalin Fox News.

Në fillim të këtij muaji, senatori republikan Lindsey Graham nga Karolina e Jugut tha për kanalin Fox News se situata në kufi nuk ishte "një krizë, por një kaos".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG