Lidhje

OBSH: Evropa rënie infeksionesh për herë të parë në dy muaj


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Hans Kluge njoftoi të enjten se numri i infeksioneve të reja në këtë rajon ra ndjeshëm në javën e fundit, për herë të parë në dy muaj.

Duke folur nga selia rajonale e OBSH-së në Kopenhagë, zoti Kluge tha se shtrimet në spital dhe vdekjet ishin gjithashtu në shifra të ulta gjatë javës së kaluar. Deri të enjten, 7% e evropianëve rezultojnë të vaksinuar plotësisht dhe më shumë se 5.5% e popullsisë është infektuar me COVID-19.

Zoti Kluge tha se megjithëse ky është një lajm i mirë, virusi mbetet një kërcënim, pasi shkalla e infeksioneve mbetet e lartë në disa zona. Ai tha se masat kufizuese sociale e shëndetësore janë faktorë përcaktues të rrjedhës së pandemisë.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën shtoi se kombinimi i imunizimeve dhe masave të forta të shëndetit publik ofrojnë një rrugë më të qartë për t'u kthyer në normalitet.

Ai tha se para pandemisë, vaksinat kanë mbrojtur botën kundër sëmundjeve të rrezikshme për më shumë se 200 vjet.

"Vaksinat do të ndryshojnë rrjedhën e historisë, por vetëm nëse veprojmë me përgjegjësi dhe vaksinohemi kur na ofrohet mundësia për ta bërë këtë", tha zoti Kluge.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG