Lidhje

Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti


Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti

India vazhdon të përballet me një situatë tejet të vështirë të krijuar nga pandemia. Mjekët në një spital në Nju Dehli thonë se infrastruktura e tyre po shkon drejt shkatërrimit ndërsa numri i rasteve me koronavirus në vend vazhdon të rritet. Ata bënë thirrje për ndihmë nga Perëndimi dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Në këtë spital në Nju Dehli shtretërit janë plot me pacientë dhe furnizimi me oksigjen ka mbërritur në një pikë kritike, duke çuar në rritje të numrit të viktimave. Në disa raste, mënyra e vetme që një pacient i ri të sigurojë një shtrat në pavionët e kujdesit intensiv është vetëm nëse vdes një pacient ekzistues.

"Kjo nuk do të thotë se ata po lihen pas dore. Jemi në kolaps, nuk kemi kohë të na vijë keq për dikë, ne po humbasim pacientë. Të gjithë e dinë, nuk ka asnjë të fshehtë. Guvernatori e di, administrata gjithashtu, të gjithë", thotë Ruchi Gupta, mjeke në pavionin e kujdesit intensiv.

Kriza nuk po jep asnjë shenjë zbutjeje, gjë që po krijon rraskapitje të personelit mjekësor.

Drejtori i spitalit Sumit Ray e krahason situatën me një "katastrofë madhore" dhe thotë se përgjigja ndaj saj duhet të ishte e ngjashme me përgjigjen pas një tërmeti.

"Nëse ka ndonjë ndihmë që mund të marrim nga Perëndimi ose nga ndonjë vend tjetër nuk është vetëm oksigjeni. Kjo është si çdo katastrofë e madhe. Çfarë ndodh gjatë një tërmeti? Vijnë ekipe mjekësh, infermierësh, shtretër spitalorë si dhe ndërtohen spitale nga e para me shpejtësi. Kjo duhet të ndodhë", thotë ai.

Prej fillimit të pandemisë në Indi janë regjistruar mbi 20 milionë raste me COVID-19, duke e renditur në vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që llogarit mbi 32.4 milionë raste. Numri i viktimave në Indi ka arritur në mbi 222 mijë. Vetëm të hënën ky vend raportoi rreth 370 mijë raste të reja me koronavirus dhe mbi 3,400 vdekje, shifra këto që ekspertët besojnë se janë edhe më të larta për shkak të mungesës në shkallë të gjerë të testimeve dhe raportimit jo të plotë të viktimave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG