Lidhje

Basha këmbëngul: 25 prilli ishtë një masakër elektorale


Basha këmbëngul: 25 prilli ishtë një masakër elektorale
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha përsëriti sërish sot se zgjedhjet e 25 Prillit kishin qenë sipas tij një masakër elektorale, për të cilën opozita, siç u shpreh ai do të vijojë të mbledhë faktet e manipulimit. Ndonëse një ditë më parë mediat e cituan atë të kish deklaruar në një takim me drejtuesit e qarqeve se rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet, zoti Basha nuk u shpreh rreth kësaj çështjeve dhe as ndaj zërave Brenda partisë që kërkojnë largimin e tij.

Dalja e sotme publike e kryetarit demokrat Lulzim Basha ishte e para që pas asaj të së martës së kaluar, dy ditë pas zgjedhjeve. Në thelb edhe deklarata e sotme nuk ishte e ndryshme. Ai foli sërish për një masakër elektorale “viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve
Partia Demokratike ka ngritur një grup për grumbullimin të provave që vërtetojnë sipas saj deformimin e zgjedhjeve, por zoti Basha tha se “ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi

Zoti Basha ngriti pikëpyetje mbi 3 mandatet e fituara nga Partia Socialdemokrate e zotit Doshi, mbi fitoren e socialistëve në Durrës apo dhe dy mandatet e fituara në Tiranë dhe Elbasan nga i biri i ish deputetit Aqif Rakipi, i cili ka qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit për shkak të së kaluarës së tij

Kryetari demokrat foli për vijimin e një beteje për rikthimin e demokracisë në vend, siç tha ai. Mbetet e paqartë nëse kjo betejë përfshin dhe atë institucionale brenda parlamentit të ardhshëm. Ndryshe nga sa citohej një ditë më parë nga mediat, se në një takim me drejtuesit e qarqeve, ishte shprehur për mosnjohje të zgjedhjeve, sot ai nuk e preku këtë temë, sikundër nuk komentoi as zërat nga brenda partisë së tij që i kanë kërkuar dorëheqjen, dhe hapjen sa më shpejt të një gare për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.

Pas komenteve të tij, reagoi përmes një statusi në Tëitter kryeministri Edi Rama, sipas të cilit “humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati i tretë - shkroi më tej zoti Rama - nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit”, duke nënvizuar se “dora për ta do të jetë e shtrirë dhe ftesa e hapur”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG