Lidhje

Lufta kundër trafikantëve në kufirin jugor amerikan 


FILE - A U.S. Customs and Border Patrol truck patrols the U.S. border with Mexico in Douglas, Ariz., March 18, 2016.

Trafiku i paligjshëm i njerëzve që futen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara është një biznes fitimprurës në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Shumë njerëz vënë jetën dhe kursimet në duar të rrezikshme me qëllimin për të kaluar kufirin amerikan për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë në vendet e tyre.

Lufta kundër trafikantëve në kufirin jugor amerikan
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

“Për të ardhur këtu, u detyrova ta lë zotërimet e mia peng. Më kërkuan 20 mijë dollarë.”

39-vjeçari Ronald Galicia nga Guatemala tregon historinë e tij ndërsa ndodhet në strehën për migrantët në Casa Alitas të qytetit Tuson në shtetin Arizona.

“Nuk u besoja njerëzve që na morën. Ata më futën në bagazhin e makinës ku nuk mund të merrja frymë. Falë Zotit jam mirë, sepse thonë që ata që futen në bagazh vdesin.”

Patrulla kufitare thotë se k y lloj aktiviteti i paligjshëm është pjesë e një bizneszi kontrabandë disa miliarda dollarëshe. Angel Mario Escalante është zëdhënës i Rojes Kufitare amerikane.

“Ka shumë rreziqe që lidhen me kalimin e paligjshëm. Gjatë viteve kemi parë që trafikantët i shfr ytëzojnë njerëzit, i braktisin dhe i grabisin ata. Fatkeqësisht, ata përdhunojnë vajzat e reja dhe në disa raste ndodhin gjëra edhe më të tmerrshme.”

“Ata kërkojnë një shumë parash dhe nëse nuk paguhen në kohën që kanë caktuar, të vrasin. Ata të vrasin ngadalë, të presin dorën, pastaj gjuhën apo veshin. Është ligji i tyre”, thotë migranti nga Guatemala Ronald Galicia.

Distrikti i ligjvënësit demokrat Henry Cuellar shtrihet nga San Antonio deri në qytetin kufitar MekAllen në jug të Teksasit.

“E dimë që këto grupe kriminale bëjnë para duke trafikuar drogë dhe njer ëz”, thotë ligjvënësi demokrat.

Agjencia amerikane për doganat dhe kufirin njofton se gjatë vitit fiskal 2021 janë arrestuar më shumë se 5 mijë njerëz që përpiqeshin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët ose kanë patur procese kriminale ose kërkohen nga organet e rendit.

Autoritetet thonë se po përqendrohen tek njerëzit që shfrytëzojnë financiarisht dhe fizikisht migrantët e ardhshëm. Roberta Jacobson është kordinatore e Shtëpisë së Bardhë për kufirin jugor amerikan.

“Po punojmë me autoritet e zbulimit dhe të dhëna nga vende të tjera për t'u siguruar që vërtetë përqendrohemi tek kriminelët që shfrytëzojnë migrantët për arsye kriminale dhe ekonomike.”

Presidenti Joe Biden thotë se administrata e tij i ka dërguar Kongresit një strategji gjithëpërfshirëse për imigracionin, ndërsa aktualisht vazhdon përpjekjet për të dekurajuar njerëzit që të kalojnë ilegalisht kufirin amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG