Lidhje

SHBA, Të premten, takimi i parë i grupit për integritetin në shkencë


Në përpjekje për të lënë pas përvojën e administratës Trump, Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Biden ka ndërmarrë një nismë për të çrrënjosur problemet e mëparshme me politizimin e shkencës brenda qeverisë dhe për të forcuar integritetin shkencor për të ardhmen.

Të premten për herë të parë do të mblidhet një grup pune me 46 anëtarë që përfaqësojnë më shumë se 20 agjenci qeveritare në aspektin shkencor. Misioni i grupit shkencor do të jetë të analizojë periudhën që nga viti 2009 për të diktuar nëse ka fusha ku ka ndërhyrë fryma partiake në vendimarrje në vend të fakteve dhe provave shkencore.

Kjo nismë lindi nga shqetësimi se administrata e ish-presidentit Trump kishte politizuar shkencën në mënyra që vënë në rrezik jetë, gërryejnë besimin publik dhe keqësojnë ndryshimet klimatike.

“Duam një njerëzit të jenë në gjendje t’u besojnë fjalëve të qeverisë federale, qoftë për parashikimet meteorologjike apo për sigurinë e vaksinave ose çdo gjë tjetër,” tha Jane Lubchenco, zëvendës drejtoreshë për klimën dhe mjedisin në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë për Politikat mbi Shkencën dhe Teknologjinë.

U.S. President Donald Trump holds a projected track of Hurricane Dorian map that appears to have been extended to Florida and parts of Alabama during a meeting on the hurricane in the Oval Office of the White House in Washington, Sept. 4, 2019.
U.S. President Donald Trump holds a projected track of Hurricane Dorian map that appears to have been extended to Florida and parts of Alabama during a meeting on the hurricane in the Oval Office of the White House in Washington, Sept. 4, 2019.

Shkencëtarët e kanë akuzuar administratën e Presidentit Trump se kishte injoruar provat shkencore duke injektuar frymën politike në tema si koronavirusi, ndryshimet klimatike apo në rastin e Uraganit Dorian që kërcënoi Alabamën në 2009.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG