Lidhje

Hamasi sulmon me raketa Izraelin


Hamasi sulmon me raketa Izraelin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Një tjetër natë e gjatë, e shoqëruar me breshëritë e pandërprera të raketave nga militantët palestinezë të lëshuara nga Gaza drejt Jeruzalemit, u përball me një valë tjetër sulmesh ajrore nga forcat ushtarake izraelite të martën. Të paktën 22 njerëz u vranë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës. Ushtria izraelite tha se 15 operativë të Hamasit dhe Xhihadit islamik besohet se janë vrarë në sulmet ajrore, të cilat goditën qindra objektiva nën kontrollin e Hamasit. Ushtria tha gjithashtu se ishin plagosur gjashtë shtetas izraelitë.

Grupi militant islamik qëlloi me raketa të hënën vonë, disa minuta pas skadimit të afatit. Grupi i kishte dhënë ultimatum Izraelit që të tërheqë forcat e sigurisë nga xhamia Al-Aqsa si dhe nga një pikë tjetër e nxehtë e Jeruzalemit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të përgjigjet me shumë forcë.

“Këtë mbrëmje, në Ditën e Jeruzalemit, organizatat terroriste në Gaza kaluan vijën e kuqe dhe na sulmuan me raketa në periferi të Jeruzalemit. Izraeli do të reagojë fuqishëm. Nuk do të tolerojmë sulme në territorin tonë, në kryeqytetin tonë, ndaj qytetarëve dhe ushtarëve tanë. Kush na sulmon do të paguajë një çmim të lartë. Ju them se konflikti aktual mund të zgjasë. Ne nuk duam përshkallëzim, por kush zgjedh këtë, do të përballet me peshën e krahut tonë.”

Ushtria izraelite tha se 150 raketa ishin hedhur drejt Izraelit pak pas mesnatës, gjashtë prej të cilave kishin si objektiv Jeruzalemin. Ata thanë se dhjetëra raketa u shkatërruan nga sistemet izraelite të mbrojtjes. Nuk ka patur njoftime të menjëhershme për dëme apo viktima.

Izraeli reagoi me sulme ajrore drejt objektivave të Hamasit në Gaza. Zyrtarët në Gaza thanë se u vranë 20 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë. Shtëpia e Bardhë po e ndjek nga afër situatën, tha të hënën zëdhënësja Jen Psaki. Ajo tha se administrata e Presidentit Biden ka shqetësime serioze në lidhje me shkallëzimin e dhunës.

Dhuna e së hënës pason disa javë tensionesh në rritje dhe konfrontimesh mes palestinezëve dhe trupave izraelite në Jeruzalem. Përplasja u shkaktua pjesërisht nga planet izraelite për tëdëbuar familjet palestineze në një lagje në pjesën lindore të Jeruzalemit.

Izraeli e konsideron të gjithë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të bashkuar. Palestinezët duan që pjesa lindore e Jeruzalemit të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG