Lidhje

Izraeli rrëzon ndërtesën ku kishte zyrat Associated Press


Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë të lartë në Rripin e Gazës ku ndodheshin zyrat e agjencisë së lajmeve Associated Press. Sulmi ajror erdhi afro një orë pasi ushtria izraelite dha urdhër për evakuimin e ndërtesës. Nuk ka patur hollësi të menjëhershme lidhur me arsyen e goditjes së ndërtesës, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ndërtesa 12 katëshe ishte strehë e agjencive të lajmeve Associated Press dhe Al-Jazeera, si dhe kishte zyra dhe apartamente. Goditja ndodhi disa orë pasi një sulm tjetër ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza vrau të paktën 10 palestinezë nga një familje e madhe, kryesisht fëmijë. Të dy palët, Izraeli dhe militantët e grupit Hamas po kërkojnë të përparojnë ndërsa janë shtuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.

Izraeli po dërgon tanke dhe trupa në kufirin me Gazën duke mos përjashtuar mundësinë e një inkursioni në territoret palestineze, ndërsa shkallëzohet dhuna më e ashpër ndër vite në rajon. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë intensivisht me partnerët rajonalë në Lindjen e Mesme për të rivendosur qetësinë.

Diplomacia amerikane mes dhunës në Lindjen e Mesme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Izraeli po dislokon trupa dhe tanke përgjatë kufirit me territorin palestinez të Gazës ndërsa ka aktivizuar 9 mijë rezervistë pas disa ditë luftimesh vdekjeprurëse me grupin militant islamik Hamas, i cili kontrollon Gazën.

Militantët palestinezë kanë lëshuar më shumë se 1,800 raketa ndërsa ushtria izraelite ka kryer rreth 600 sulme ajrore, duke rrëzuar të paktën tre blloqe apartamentesh.

Ndërsa rritet shqetësimi për një luftë në shkallë të gjerë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë po zhvillojnë bisedime diplomatike për krizën.

“E kemi thënë shumë qartë se sulmet me rraketa duhet të ndalojnë. Kemi qënë shumë të qartë mbi të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Po angazhojmë me urgjencë partnerët tanë rajonalë për të siguruar rikthimin e qetësisë. Shprehim ngushëllime për jetët e humbura.”

Para fillimit të krizës aktuale, administrata e Presidentit Biden pati rënë në kontakt me palestinezët. Por nuk e kishte bërë përparësi kryesore konfliktin izraelito-palestineze.

Disa ligjvënës demokratë shprehën në Kongres mbështetjen për Izraelin mes dhunës vdekjeprurëse. Josh Gotthemer është ligjvënës demokrat.

“Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, dhe i është përkushtuar shkatërrimit të Izraelit. Kongresi ka dënuar dhe duhet të dënojë vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe përdorimin e grave dhe fëmijëve si mburoja njerëzore. Askush në Kongres nuk duhet të bëjë justifikime për një organizatë terroriste.”

Ligjvënësja demokrate Rashida Tlaib tha se Kongresi nuk duhet t’i japë më dritën jeshile Izraelit për të vrarë civilë palestinezë.

“Sa palestinezë duhet të vdesin që jetët e tyre të vlejnë? Jeta nën aparteid u heq palestinezëve dinjitetin njerëzor. Si do të ndjeheni nëse duhet të kaloni nëpër postoblloqe çnjerëzore, dy blloqe nga shtëpia juaj për të vajtur tek mjeku apo udhëtuar nëpër tokën tuaj?”

Disa familje palestineze u strehuan të premten në shkollat e drejtuara nga Kombet e Bashkuara, të cilat njihen si strehimore, ndërsa artileria izraelite goditi veriun e Gazës. Ushtria izraelite thotë se sulmet me artileri synojnë të shkatërrojnë një rrjet të gjerë tunelesh që përdoren nga militantët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG