Lidhje

Debati në Shtetet e Bashkuara mbi reformimin e ligjit zgjedhor


Një ligj i ri në shtetin jugor amerikan të Xhorxhias, që kufizon votimin përmes postës dhe forcon kërkesat për identifikimin e votuesve, ka ndezur një debat në të gjithë vendin lidhur me të drejtat e votës për pakicat. Ligjvënësit demokratë po shqyrtojnë alternativat e tyre edhe pse legjislacioni për të drejat e votës ka shumë pak gjasa të miratohet nga Senati amerikan.

Debati në Shtetet e Bashkuara mbi reformimin e ligjit zgjedhor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Në të gjithë vendin, shqetësime të reja pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Muajin e kaluar, republikanët në Xhorxhia miratuan një ligj që rishikon rregullat zgjedhore të shtetit, duke shkaktuar protesta në rrugë si dhe nga disa korporata që thonë se ligji diskriminon pakicat. Ish-Presidenti Trump ngriti pretendime për mashtrime në votimin në Xhorxhia, ku një fitore e ngushtë e ndihmoi Joe Bidenin të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

“Duket se ligjvënësit republikanë në Xhorxhia kanë arritur në përfundimin se zgjidhja e problemeve të tyre zgjedhore është ta bëjnë më të vështirë votimin. Sepse në zgjedhjet e fundit njerëzit nuk ua dhanë votën. Në thelb kjo është joamerikane”, tha senatori demokrat Dick Durbin.

Sipas demokratëve, vetëm vitin e fundit në 47 shtete të vendit janë paraqitur 360 projektligje me dispozita kufizuese votimi. Republikanët argumentojnë se demokratët po sulmojnë masat që mbrojnë sigurinë e zgjedhjeve.

“Ky është një tjetër sulm ndaj një prej shteteve tona për miratimin e ligjeve të integriteti zgjedhor. Demokratët dhe bizneset e mëdha po e frikësojnë Xhorxhian në shenjë hakmarrjeje për ligjet e reja të votimit”, tha senatori republikan Chuck Grassley.

Por aktivistë si Stacey Abrams, e cila luajti rol kryesor në mobilizimin e votuesve të pakicave një zgjedhjet presidenciale, thonë se ligjet janë forma më e re e diskriminimit racor.

“Ligji ka elementë vërtet racistë, sepse përdoren motive racore si mjete për të vënë në shënjestër sjelljen e votuesve të caktuar për të eliminuar ose kufizuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.”

Sipas legjislacionit për të drejtat e votës, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga demokratët, standardet zgjedhore do të zbatohen në të gjitha shtetet njëlloj. Republikanët thonë se kjo do t’u merrte pushtetin shteteve individuale. Legjislacioni ka pak shanse të miratohet nga Senati ku demokratët kanë një votë më shumë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG