Lidhje

Indi, gjenden qindra trupa të groposur përgjatë brigjeve të një lumi


Family members and relatives pray after burying a person who died of reasons other than COVID-19 in a shallow sand grave on the banks of river Ganges in Prayagraj, India, May 16, 2021.
Family members and relatives pray after burying a person who died of reasons other than COVID-19 in a shallow sand grave on the banks of river Ganges in Prayagraj, India, May 16, 2021.

Në pjesën veriore të Indisë policia ka nisur hetimet pas zbulimit të qindra njerëzve të varrosur në brigjet e lumit Ganges. Ngjarja ka nxitur spekulime në mediat sociale se trupat e gjetur ishin viktimave të COVID-19.

Policia u kërkonin banorëve të zonës të mos hidhnin trupat në lumenj. "Ne jemi këtu për t'u ndihmuar që të kryeni ritet e fundit", thanë autoritetet.

Trupat u ekspozuan për shkak të shirave që përfshinë zonën. Ata ishin të mbuluar me pëlhurë e groposur në brigjet e lumit që ndodhet në Prayagraj, një qytet në shtetin Uttar Pradesh.

Zëdhënës i qeverisë së shtetit, Navneet Sehgal, mohoi të dielën njoftimet e medias lokale se në dy javët e fundit ishin gjetur më shumë se 1.000 trupa njerëzish që kishin vdekur si pasojë e COVID-19-s. "Vë bast që këto trupa nuk kanë asnjë lidhje me COVID-19", tha ai.

Ai tha se disa fshatarë nuk i djegin të vdekurit e tyre, siç është zakon, por për shkak të një tradite hindu, në ngjarje të rëndësishme fetare ata i hedhin trupat në lumenj ose gërmojnë varre në brigjet e tyre.

K.P. Singh, një oficer i lartë policie, tha se autoritetet kishin caktuar një hapësirë për djegien e trupave të atyre që kanë vdekur nga COVID-19 dhe se policia nuk po lejonte më asnjë varrim në bregun e lumit.

Ai shtoi se autoritetet shtetërore Sehgal kanë gjetur "një numër të vogël" trupash në brigjet e lumit, por pa dhënë asnjë shifër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG