Lidhje

Si i prishi pandemia zinxhirët globalë të furnizimit 


Ndeye Yacine Dieng, lower left, covers fish with peanut shells to process it on Bargny beach, some 35 kilometers (22 miles) east of Dakar, Senegal, Wednesday April 21, 2021.
Ndeye Yacine Dieng, lower left, covers fish with peanut shells to process it on Bargny beach, some 35 kilometers (22 miles) east of Dakar, Senegal, Wednesday April 21, 2021.

Në muajin shkurt, administrata Biden urdhëroi një rishikim të zinxhirëve kritikë të furnizimit në SHBA, pasi izolimet për shkak të koronavirusit prishën shumë rrjete të rëndësishme prodhimi. Por këto probleme, në disa raste sollën zgjidhje krijuese nga organizatat që ofrojnë ndihmë.

Ndeye Yacine Dieng ecën në gjurmët e paraardhëseve të saj… Ashtu si brezat e para të grave senegaleze, Dieng merret me përpunimin e peshkut të kapur nga burrat në komunitetin e saj.

Por kur erdhi pandemia, shumë burra e ndalën peshkimin. Kur gratë kishin sasi të mëdha peshku, ato nuk kishin blerës. Tregjet u mbyllën, kufijtë po ashtu. Zinxhiri i furnizimit u këput.

"COVID ka ndryshuar punën dhe jetën tonë ... Tani që ekziston COVID, ne jetojmë me frikë. Kemi frikë të shkojmë larg se mos infektohemi. Pandemia ka ndikuar shumë në komunitetin tonë”, thotë Ndeye Yacine Dieng, përpunuese e peshkut.

Historia e zonjës Dieng është një në shumë të tilla që lidhen me zinxhirët e furnizimit. Ndërsa ekonomia e saj vuan, po kështu edhe ekonomitë e tjera: tregjet, peshkatarët. Të gjithë njerëzit që jetojnë me tregti.

Pandemia gjithashtu goditi edhe ata që punojnë në shëndetin global.

Gashaw Shiferaw është këshilltar i lartë teknik në një organizatë për menaxhimin e shëndetit. Organizata punon me qeveritë në më shumë se 40 vende, kryesisht me të ardhura të ulëta, për të siguruar zgjidhje të zinxhirit të furnizimit për programet e tyre shëndetësore. Suksesi, thotë ai, ka të bëjë me gjetjen e ilaçeve të duhura, në vendet e duhura.

“Duhen produkte për të qenë të suksesshëm. Pra, për të gjetur ato produkte, duhet të kesh një sistem të fortë dhe ky sistem është një zinxhir furnizimi ".

Këto zinxhirë të furnizimit që duhet të jenë të fortë, u vunë në provë vitin e kaluar.

“COVID është një mësim i shkëlqyer. Pandemia ishte një katastrofë. Ne kemi parë vitin e kaluar që kishte mungesë globale kudo, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ky ishte një panik. Sistemi i rregullt i zinxhirit të furnizimit që ka funksionuar, tani duhet rimenduar."

Zoti Shiferaw thotë se organizata e tij punoi me qeverinë e Filipineve për të krijuar një aplikacion për mbledhjen e të dhënave, që tregon numrin e burimeve dhe zonave në nevojë për të mbajtur në lëvizje zinxhirët e furnizimit.

Dhe ndërsa vlerëson qeveritë për punën e bërë për të mbajtur të sigurt zinxhirët e furnizimit, zoti Shiferaw thotë se duhen më shumë blerje nga sektori privat dhe një aktivitet më i fortë shitjesh nga qeveritë.

“Duhen depo magazinimi, duhen shiringa, duhet të kesh një sistem menaxhimi të mbeturinave si dhe logjistikë”

Në fund të fundit, zoti Shiferaw thotë se ai është optimist që zinxhirët globalë të furnizimit në shëndetësi do të ecin përpara, me mbarimin e pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG