Lidhje

Uashington, nismë për të avancuar të drejtat e komunitetit aziatiko-amerikan


Kuzhinjeri Kevin Tien beson se çdokush mund dhe duhet të luftojë racizmin. Ai vetë vendosi të organizojë së bashku me kolegë të tjerë në Uashington darka që do të shërbenin si nismë bamirësie në ndihmë të komunitetit aziatiko-amerikan.

Uashington, nismë për të avancuar të drejtat e komunitetit aziatiko-amerikan
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Kontaktova kuzhinjerët e tjerë, u fola për dhunën në rritje kundër komunitetit aziatiko-amerikan dhe i pyeta nëse mund të ndihmonin. Të gjithë u treguan të gatshëm,” tregon zoti Tien.

Fondet që u grumbulluan ndihmuan për të financuar një grup për të drejtat e njeriut që punon për të avancuar të drejtat e komunitetit aziatiko-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

45 kuzhinjerë të tjerë nga dhjetëra restorante amerikane iu bashkuan kësaj nisme.

Pa dyshim për mua në nivel personal, si aziatiko-amerikan, si prind me dy vajza të vogla, është shumë shqetësuese sidomos kur dëgjoj për sulme ndaj komunitetit aziatiko-amerikan, apo grave aziatiko-amerikane,” thotë Yuan Tang, kuzhinjer në restorantin “Rooster & Owl”.

Shefat e angazhuar në këtë nismë çdo të diel gatuajnë një darkë me pesë servirje. Darka kushton 150 dollarë për dy persona. Në ditën e parë kuzhinjerët morën 80 porosi.

“Qoftë restorant i kuzhinjerëve afrikano-amerikanë apo aziatiko-amerikanë, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim,” thotë Cathy, banore e Uashingtonit.

“Nuk kam frekuentuar shpesh restorantet e Uashingtonit, por kur pashë se shumë nga kuzhinjerët e mi të preferuar, sidomos të komunitetit aziatiko-amerikan po bashkëpunonin për këtë kauzë, vendosa të vij nga Virxhinia për t’i mbështetur,” thotë Sophie, banore e Virxhinias.

Një studim i Universitetit Shtetëror të Kalifornisë tregoi në mars se krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur 149%, megjithëse krimet e urrejtjes në përgjithësi kanë shënuar rënie.

Ekspertët besojnë se shifrat reale janë edhe më të larta se statistikat zyrtare.

Nuk do të çuditesha nëse shifrat e raportuara nga Qendra mbi Urrejtjen dhe Ekstremizmin janë më të ulëta se realiteti. Krimet e urrejtjes nuk raportohen plotësisht dhe është e vështirë të përllogariten në kontekstin real. Pakicat etnike e racore nuk kanë marrëdhënie shumë të mira me policinë,” thotë analistja Jeannine Bell.

Zoti Tien beson se problemi ushqehet edhe nga heshtja: "Ky nuk është një fenomen i ri. Tani po flitet për të publikisht pasi krimet janë bërë më të dhunshme”.

Ai shpreson se në të ardhmen e afërt do të arrijë të shtojë numrin e restoranteve të angazhuara nga mbarë Shtetet e Bashkuara në këtë nismë.

XS
SM
MD
LG