Lidhje

Masakra e Tulsës dhe pasojat e saj


Masakra e Tulsës dhe pasojat e saj
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

100 vite më parë, qyteti i Tulsës në Oklahoma do të goditej nga një prej akteve më mizore më bazë diskrimin racor në historinë e Shteteve të Bashkuara. Një turmë të bardhësh dogji dhe rrafshoi çdo godinë në atë që njihej si qendra e biznesit të këtij qyteti, duke lënë pas 300 të vrarë mes komunitetit afrikano-amerikan. Para masakrës, në distriktin Greenwood, në të ashtuquajturin Wall Street-i i Zi, jetonte një prej komuniteteve më të pasura të biznesit afrikano-amerikan në vend.

Tulsa nuk e mori më kurrë veten pas shkatërrimit që ndodhi 100 vjet më parë, kur gati çdo godinë në Greenwood, ai që njihej si Wall Street-i i Zi, u rrafshua dhe rreth 300 vetë u vranë.

Masakra e Tulsës është vetëm një nga shembujt më të zymtë se si është shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme pasuria e komunitetit afrikano-amerikan nga racizmi e dhuna me bazë racore, duke detyruar breza të tërë të nisin gjithçka nga a para ndërsa mbajnë barrën e të qenit afrikano-amerikan në këtë vend.

Ernestine Gibbs ishte një nga të mbijetuarat e masakrës. Pasi komuniteti ku ajo jetonte u rrafshua nga protestuesit e bardhë në 1921, pas sulmit me armë, zjarrvënies së qëllimtë, plaçkitjeve, nxënësja e vitit të dytë të shkollës së mesme u larguan përkohësisht nga Tulsa me familjen e saj.

Mendova se nuk do të ktheheshim më kurrë në Tulsa sepse të gjitha ndërtesat ishin rrafshuar dhe ndërsa po shkonim sërish atje ku jetonim, nuk kishte më asnjë shtëpi. Gjithçka ishte djegur”, rrëfen ajo në një video të regjistruar në shtëpinë e saj në vitin 1994.

Por Ernestine u rikthye dhe ia doli disi të ketë një fund të lumtur.

"Edhe pse trazirat na morën shumë ne megjithatë u diplomuam. Ndaj ne duhet të kishim qëndruar këtu dhe duhet t’i kishim bërë të gjitha në rregull pas asaj që ndodhi", thotë ajo me një buzëqeshje që i vesh të gjithë fytyrën.

Por kjo nuk do të thotë se familja e Ernestine Gibbs e kishte më të lehtë së të tjerët. Dhe jo se Tulsa e Zezë ia doli të ringrihet ndonjëherë pas shkatërrimit që ndodhi 100 vjet më parë, kur gati çdo ndërtesë në Greenwood-in e famshëm u rrafshua, përveç kishës së Vernon AME.

Tashmë pasardhësit e Ernestine Gibbs po përpiqen të sigurojnë që rrëfimet e saj mbi ngjarjen të mos humbasin e që trauma që mund ta ketë detyruar atë të heshtë, të mos kalojë tek brezat e tjerë. Krenaria e tyre nuk lidhet me mbijetesën, por me ngritjen pas shkatërrimit si dhe me ruajtjen e trashëgimisë së shpirtit sipërmarrës të komunitetit afrikano-amerikan që paraardhësit e tyre e dhanë me shembuj, si para ashtu edhe pas masakrës.

Ernbestine dha mësim në një nga shkollat e Tulsës për 40 vjet, por paralelisht ajo dhe bashkëshorti i saj, LeRoy Gibbs, hapën një dyqan shpendësh dhe peshqish në vitet 1940 në Greenwood-in e rindërtuar. Zhvendosjet demografike në qytetet amerikane në fund të viteve 1950 i detyruan ata ta zhvendosin dyqanin e tyre në Tulsës veriore. Familja bleu një qendër tregtare atje si dhe zgjeroi dyqanin ushqimor duke hapur biznese të tjera të cilat më vonë nuk do të ishin në gjendje t’i mbanin.

Për pak kohë qendra tregtare nuk ishte më në duart e familjes. Nipi i tyre, LeRoy Gibbs II dhe bashkëshortja e tij, Tracy, e riblenë biznesin në 2015 duke e quajtur atë Qendra e Gjeneratës së Re Gibbs. Ata shpresojnë që gjeneratat që vijnë do të vazhdojnë ta ruajnë e ta trashëgojnë atë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG